Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Albana Osmani rikthehet

1 min read

Moderatorja Albana Osmani do të rikthehet në botën mediatike, por kësaj radhe duket se do të përqafojë ‘dashurinë’ e saj të parë, radion.  Disa burime për revistën “Who” bëjnë me dije se Albana ka vendosur që të krijojë një radio të re, e cila do të jetë online dhe do të njihet si “O1Radio”.Ndonëse nuk dihet ende se kur do të nisin transmetimet e para, postimet në rrjetin social “Instagram” dëshmojnë nisjen e testimit të saj.

Shkëputja e Albana Osmanit nga ekrani i “Top Channel” erdhi fill pas vendimit të ndërmarrë të saj për t’ju përkushtuar me kohë të plotë fondacionit ndërkombëtar ‘Ti je Luledielli’, që konsiston në grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.