Anu, shqiptari në reklamën e “Boss”

Blerand Rexhepi

Anuar Ceka është 10 vieçari që është shndërruar në imazh të famshëm të brendeve prestigjioze botërore.

Ai është shqiptar i lindur dhe i rritur në Gjermani dhe pamja e tij unike prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e agjentëve të industrisë së modës.

Siç është thënë edhe më herët, kosovari ka lindur për të sfiluar e për tu fotografuar, është përfolur edhe më parë në media për cilësitë e tij si model.

Ndonëse ende i vogël në moshë, Anuar Ceka, i njohur si Anu, ka një CV tejet të pasur në televizion, modë, futboll.

Anu, ka reklamuar për brende të famshme si

Zara, C&A, Kik ,Family, Aldi, Rewe, Haribo, McDonald’s, Hugo Boss, Puky, Ferrero ,etj.

Modeli i famshëm, ka sfiluat edhe për Karl Lagerfeld e Ralph Lauren.

Anuar Ceka, ka karrierë të bujshme edhe në televizion si aktor, ku ka luajtur në seriale të famshme si “Der Lerer“, “Rote Rose “Rabenmutter”, etj. Vogëlushi ka shumë oferta për projekte filmike, ku mund ta shohim së shpejti.

Së fundi ka dalë edhe reklama e “Boss”, ku shihet edhe ylli më i ri i brendeve prestigjioze, shqiptari Anuar Ceka.

Anu po i kalon festat e fundvitit në vendlindje, në Kosovë.

Next Post

Hoxha: Në Tetovë me gjithsej 1.1 milion euro do të bëhet rikonstruimi i Shkollës së Mesme “Kiril Pejçinoviç” dhe ndërtimi i rrugës “Bllagoja Toska”

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski, në konferencën e sotme për shtyp  i prezantuan detajet nga vendimi për shpërndarjen e parave nga koncesionari “TAV”, të cilat ishin të dedikuara për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip, tani me to do të financohen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: