Artisti Bekim Ibrahimi dhe poeti Jahe Fida sjellin një projekt në nder të dëshmorit Xhelal Sopi

Blerand Rexhepi

Xhelal Sopi lindi 21.11.1977 në fshatin Petrit Komuna e Dardanës. Ai ishte në Slloveni , dhe prej atje ka shkuar në luftë. U stërvit në  Burrel dhe ra dëshmor në operacionin “Shigjeta” në Pashtrik me 1 qeshor 1999 ku edhe u varros në Krumë. Më pas është bërë zhvendosja dhe rivarrimi në  varrezat e Dëshmorve në Dardane më 21.11.1999,  duke përkuar kështu edhe me ditën dhe muajin e lindjes së Xhelal Sopit.  Zyrtarisht në vitin 2019 Xhelal Sopi u shpall hero i Kosovës. Familja e tij vjen nga fshati Zarbicë, Malësisë se Bujanovcit, dhe ajo zonë mburret për prejardhjen dhe origjinën sepse “pinë ujë prej Gurit të zi” Sa u tha më lart është marrë si informaciona prej vëllait të dëshmorit, Smajl Sopi dhe artisti Bekim Ibrahimi konfirmon këto informacione me iniciativën e marrë prej tij dhe poetit Jahe Fida, ku ky i fundit ka shkruar edhe vargjet për këtë dëshmor. Artisti Bekim Ibrahimi është një nga njerëzit që dashurinë për vendlindjen e tregon në shumë mënyra. Ai ka ideuar edhe sloganin për dëshmorin Xhela Sopi “Rrënjët  i kam Zarbicali kam pirë ujë te Guri i Zi” duke u bërë kështu edhe autori i sloganit në përkujtim të dëshmorit dhe nderimet tek busti i tij.

Ndërkohë që poeti Fida është një nga penat më të dashura shqiptare. Ai ka lindur në fshatin Grevë  të rrethit Dibër në vitin 1955. I diplomuar në Ekonomi dhe i pajisur me pasionin e të shkruarit Jahe Fida ka një botëkuptim mjaft të pasur në vargjet që thurr dhe për tematikën e zgjedhur. Ai ka shkruar edhe per temat e luftes se Kosovës, dëshmorëve, figurave historike dhe ngjarjeve te saj zënë vend të veçantë. Fida ka shkruar mbi 3700 poezi e tekste këngësh, një pjesë e të cilave dhe këndohen…! Bashkëpunimi me Bekim Ibrahimin e ka sjellë këtë herë Z. Fida në këtë poezi kushtuar dëshmorit Xhelal Sopi, duke i bërë edhe familjarët të ndihen të vlerësuar për shpirtin që Xhelal Sopi ka dhënë në mbrojtje të trojeve shqiptare.

Kam pirë ujë te Guri i Zi

( Xhelal Sopi  –  HERO )

21.11.1977- 01.06.1999

Kur Atdheu l’shoj kushtrimin

me marrë armët, me i dal zot

me UÇK-në mision çlirimin

ne me dhëmbë do ham’ barot

Rrënjt i kam  Zarbicali

ujë kam pirë te Guri i Zi

në Pashtrik , n’atë shpati mali

le t’knojn  pushkët për liri…

Xhelal Sopi morri vendim

nga mërgata menjëher’ u kthy

mbi gjak t’rënëve bëri betim

ndër beteja ishte në kry.

Bukur k’nonte pushka trimit

melodi për këngë trimërie

fort i ndriste drita e synit

drejt armikut plumbin n’krye

Por n’at ditë të parë Qershori

Ky trimosh hynë  n’histori

granatimet  prej okupatorit

e shëndëruan në përjetësi.

Në Petrit ngrihet shtatorrja

në atë fshat ku lindi Xhelali

mbi gjak t’tij erdhi fitorja

mbi atë jetë që trimi fali.

Ndaj për trimin s’u derdh lotë

s’shterroi ujë te Guri i Zi

Xhelal Sopi-t për jetë e mot

I k’nohet këngë për trimëri!

Jahe  FIDA  Tiranë, më 22.04.2020

Next Post

Bëhet ajo që thotë BDI, LSDM-ja heq dorë nga iniciativa për thirrjen e seancës së Kuvendit, ku shkuan nënshkrimet e partive shqiptare!?

Edhe një betejë e humbur e LSDM-së karshi partnerit të koalicionit ,më saktë partisë më të madhe shqiptare BDI -së pasi socialdemokratët hoqën dorë nga iniciativa për thirrjen e Seancës së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për iniciativën e LSDM -së tha një ditë më herët se pas shpërbërjes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: