Brenda festës magjike të datëlindjes së make-up artistes së mirënjohur Merita Merja

Blerand Rexhepi

Ditën e djele ne mbremje ne ambjentet e “Prestige Resort” make up artistja e mirenjohur shqiptare brenda dhe pertej kufijve Merita Merja festoi datëlindjen, në një festë ku mblodhi miq e të afërm. Merita kishte zgjedhur që të mbizotëronte ngjyra e bardhe në veshje (dresscode) dhe dekorin e festës, duke i dhënë një pamje më klasike mbrëmjes.

Dje dhe sot ajo ka zbuluar disa detaje të tjera nga festa, ku siç duket në postimin e saj, çdo gjë ka qenë e personalizuar.“Prestige Resort” ne nje nga ambjentet e tij me luksoze ishte e dekoruar ne menyre te detajuar e plot stil (pishine, det, dekorime te ndryshme festash) dhe i perzgjedhur nga make up artistja e njohur Merita Merja. Te ftuar ishin jo vetem familjare por edhe miq, kolege dhe personalitete te njohura e te dashura per publikun shqiptar.

Dhuratat, urimet, fotot, videot dhe falenderimet nuk munguan ne ate mbremje te veçante per te. Merita perpara hapjes se festes, mbajti nje fjalim prekes dhe mbreselenes ku falenderoi te gjithe pjesemarresit, duke shprehur mirenjohjen per prezencen e tyre dhe se data te tilla te veçanta behen akoma dhe me te bukura mes miqve dhe familjareve. Muzike, kenge, valle, hare, harmoni e lumturi shperndahej kudo ne ambjentet e festes. Mikesha te saj kengetare kenduan gjate gjithe mbremjes duke krijuar nje atmosfere te paharrueshme.

Gjithashtu veshja ka qene e perzgjedhur me detaje nga ana e saj. Fustani i zi i disenjuar posaçerisht per te, krijonte nje magji rrokese duke e bere te paharrueshem imazhin e Merites. Emri me i njohur ne fushen e bukurise nuk ka nguruar te shprehe mirenjohjen, perkujdesin dhe dashurine ndaj mikeshave te saj, kolegeve, familjes ne rrjetin social instagram. Nuk munguan edhe vleresimet ndaj stafit te Jolie Event, Plaku Production per kujdesin artistik qe tregoi gjate gjithe mbremjes per te kapur dhe bere kujtimet me te bukura te asaj mbremjeje ne video dhe foto. Stafi i intervista.al i uron gezuar datelindjen dhe suksesi e shoqerofte gjate gjithe jetes se saj!

Next Post

Doc.Dr. Florin Besimi: Faleminderit që na dhatë fuqinë për t’i shtyrë kufijtë e suksesit

Deputeti i sapo zgjedhur i BDI-së,doc. dr. Florin Besimi, ka falënderuar qytetarë për çdo hap që kanë bërë deri te kutia e votimit, duke theksuar se kemi edhe shumë rrugë për të bërë. Doc.Dr. Florin Besimi ka cekur se besimi i qytetarëve, është arritja më e madhe për BDI-në dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: