Dëgjojeni këtu hitin e Kley, ‘Rakata’ (Video)

Blerand Rexhepi

Një këngë dhe klip me përmasa jashtëzakonisht ndërkombëtare është finalizuar nga këngëtari Kley, një projekt që tashmë ju bën konkurencë edhe hiteve botërore është shkruar nga vet Kley derisa muzika është realizuar nga BeatsbySV ndërkohë që masterizim dhe mixim të këngës është bërë nga Arleennmusic.

Klipi gjithashtu ka si producent Lickshotmusic me direksion nga Elbpicturez. Interesante është se në klip shfaqet edhe një grup vallëtarësh shumë të njohur nga Gjermania, vend ku jeton dhe vepron edhe vet ylli i muzikës Kley, ndërkohë që e jashtëzakonshme është se këngëtari për të realizuar këtë projekt gjigant ka pasur në dispozicion hapësira të mëdha dhe një objekt super luksoz.

Kley deri më tani ka realizuar dhe publikuar disa projekte por që me këngën ‘Rakata’ po i vë vulën karierës së tij duke u bërë kështu konkurencë e mundëshme e yjeve nga mbarë bota.

Në vazhdim mund të ndiqni klipin ‘Rakata’:

Next Post

Antigona Sejdiu rikthehet më fuqishëm se kurrë me projektin ‘Më kanë thënë’

Antigona Sejdiu është këngëtarja e mrekullueshme, zëri i së ciles ka jehuar për vite me rradhë, duke u bërë njëri nga më të dashurit për publikun e gjërë. Këngëtarja që nuk u ndal së prezantuari hite si “Unë besoj në dashuri”, “Aq më bënë”, “Ti, ti, ti”, e shumë këngë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: