Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Dj Edmond, i lumtur që Londra mirëpriti muzikën time

2 min read

 

DJ Edmond është një nga njerëzit e muzikës që më të njohur në Shqipëri por edhe jashtë kufijve deri në Londër, që luajnë muzikë me disqe (Disc Joker). Atë mund ta gjeni në club-et e natës më të njohur në Londër kudo ku ka shqiptarë dhe së fundmi edhe në bashkëpunime të vazhdueshme me këngëtarët më në zë të ftuar në klubet e Mbretërisë së Bashkuar. I pyetur per jetën e tij të përditshme dhe lidhjen më muzikën, ai thotë:- “Edhe gjatë ditës unë punoj, çdo gjë që bëj ka lidhje me muziken. Dita ime nis me muziken, kaloj shumë kohë duke krijuar muzikë dhe duke dëgjuar këngët e reja për festën dhe eventin e radhës. Ai shprehet se ka njohur e bashkëpunuar në eventet e organizuara me shumë personazhe të njohur si Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj, Tayna, Duda, Marini, Gena e shumë të tjerë. Ai shprehet se muzika është universale dhe se Londra e ka mirëpritur muzikën që ai bën. “Në gjithë këto vite që unë luaj muzikë kam rastisur të shoh shumë figura të njohura në club-e, duke nisur nga, këngëtarë e artistë të fushave të ndryshme gjithashtu, që “zhvishen” nga serioziteti dhe kërcejnë e argëtohenu pa fund.  Uuu Ai është duke punuar me disa projekte të reja që vjen me artistë shumë të njohur shqiptarë.Ai shton se:- “Eshtë e lodhshme por muzika të jep një ndjesi të bukur dhe kjo të bën të harrosh lodhjen. Është bukur kur e dashuron punën që bën”.
Pyetjes se “si e ka arritur Dj Edmond këtë sukses” ai përgjigjet kështu:
“Njeriu në jetë ka gjithmonë disa synime për atë çka do të arrijë e sa larg do të shkojë. Padyshim duke parë dhe mundësitë përreth, përfshirë këtu mbështetjen e miqve më të afërt se unë jam me mendimin që jeta nuk bëhet vetëm dhe i jam mirënjohës çdokujt . Por për sa i përket punës sime e kam nisur me hapa të vegjël shumë vite më parë. Jam përpjekur gjithmonë që dashurinë që kam për muzikën së bashku me pasionin të mos mungojnë kurrë në asnjë projekt. Kur një punë e do fort nuk më mungon asnjëherë përkushtimi. E çdo përkushtim e lodhje në fund ka suksesin e vet që sjellin përfitime të cilat më kanë shërbyer të rritem ndër vite profesionalisht. Tashmë janë bërë shumë vite në këtë profesion e bashkë me sukseset kam marr edhe sadisfaksion të madh”.