Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Dragan Goçev: Ju tregoj punën time me bashkëshorten e kryeministrit Zaev

3 min read

Punon si make up artist tash e shumë vite, Dragani është nga Strumica dhe vjen në një bisedë ndryshe për Intervista.al! Ndër klientët që ai ka është dhe bashkëshortja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut,  Zorica Zaev. Si e përshkruan atë dhe çfarë kërkesa ka ajo, i tregon vet ai në këtë intervistë.

-Dragan, sa kohë ka që meresh me këtë profesion?

Së shpejti studio ime mbush 10 vite punë, sallonin e parë e kam pasur ende pa i mbushur 18 vjet dhe lirisht mund të them se jeta ime deri më tani ka qenë e koncentruar pikërisht tek puna, dëshmi për këtë janë mijëra klient që kalojnë nëpër duart e mia këto vite.

-Si është të punohet me gjëra të bukura?

-Parukeria dhe make-upi janë degë të artit, puna ime është shumë delicate, individuale për secilin klient dhe jo gjithmonë parashikimet e mia përfshihen me kërkesat e klientëve dhe kjo është sfidë në vete, por gjithmonë puna është dashuria e parë e më pas edhe burim i të hyrave, me siguri mund të them se është një gjë të cilën e gërshetoj me vështirësi dhe të parealizuara, do të thoja se e kam pasur atë fat që gjatë kësaj periudhe të sjellë gjëra të bukura.

-A ke pasur dëshirë të meresh me këtë punë që i vogël?

-E dini, kur mendoj them se kujtohem në vete pasi dashuria ime është stili, megjithatë profesioni im i parë prej 13 vjet ka qenë puna profesionale.

-Çfarë markash përdor në punën tënde?

-Në sallonin tim përdoren markat më të njohura dhe më kualitative, në pjesën e flokëve punojmë kryesisht me Schwarzkopf professional, ndërsa për make up përdor marka të ndryshme si Christian Dior, Huda Beauty, Natasha Denona, Mac, Bobbi Brown, Makeup Forever, Anastasia Beverly Hills.

-Krahas këtij profesioni, me çfarë tjetër meresh?

-Krahas punës klasike tashmë disa vite jam edhe mësimdhënës në një shkollë private për make up, kështu në përgjithësi jam person që jep gjithë mundin në punën që bën, e jap maksimumin.

-Si mund të duket një nuse për shembull me make up klasik?

-Stilimi i nuses dhe make up sipas meje, duhet të jetë një pamje sa më e thjesht por e jashtëzakonshme dhe aktuale edhe për vitin e ardhshëm, bazuar në karakterin dhe energjinë e personalitetit.

-Krahas kësaj, ti kujdesesh edhe për personalitete të njohura?

-Sigurisht, kam punuar me shumë personalitete në vend dhe rajon dhe me një pjesë të madhe punoj akoma, këtu tek ne kohës së fundit vërtetë ka rënë numri i personaliteteve të njohura por si duket termi yll nuk ekziston tek ne.

-Po si është të jesh make up artist i bashkëshortes së kryeministrit Zaev?

-Përgjegjësi, janë benefite të mëdha por është punë e cila është e lidhur me shumë kufizime në aspektin profesional.

-Si është ajo kur vjen tek ti në studio?

-Zorica joformalisht është shumë e popullarizuar, shumë grua normale e cila ka shumë pak kërkesa në krahasim me klientë të tjerë, nuk e mban kompleksin e kamerës dhe skenës, është shumë natyrale dhe pa frustrime pavarësisht epitetit të saj, të gjithë ata që e njohin e admirojnë Zoricën.

-Njihet se është shumë e bukur, a ka kërkesa të veçanta?

-Me Zoricën njihemi që kur Zorani ishte kryetar komune, bashkëpunimi jonë është më shumë se 7 vite, gradualisht është rritur miqësia jonë dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar aspak edhe pasi u bë Zorani kryeministër, Zorica është femër shumë e bukur në 40 vitet e saj që ka.

-Cilët janë planet e tua për të ardhmen?

-Nuk jam tip që bëj plane afatgjate, në princip dua që punët të shkojnë në mënyrë natyrale, kam dëshira që dua të realizoj por të gjitha në kohën e tyre.