Dy artistët mbarëkombëtar Shkodran Tolaj dhe Irma Libohova sjellin projektin “Kosova”

Kohanews Admin

Dy artistët mbarëkombëtar Shkodran Tolaj e Irma Libohova në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për projektin e quajtu “Kosova”. Një këngë fantastike e shkruar nga mjeshtri Naim Gjoshi vjen në 23 vjetorin e hyrjes së forcave të Natos në Kosovë dhe 14 vjetorit të Kosovës shtet. E orkestruar në formë moderne nga Jetmir Mehmetaj kjo këngë gërsheton tradicionalen dhe modernen ku spikat interpretimi i dy këngëtarëve që kombinohen jashtëzakonisht bukur. Irma një ikonë e muzikës sonë dhe Shkodrani një zë dhe artist i rrallë kanë sjellur edhe videospotin e kësaj kënge realizuar në “New born” Prishtinë. Kitaristi Durim Tahirukaj i jep nuancë të veçantë këtij videospoti të punuar me shumë përkushtim nga “Video- Art”. Kompozitori Gjoshi vlerëson lartë nivelin artistik të realizimit dhe përgēzon gjithë stafin për këtë projekt- dhuratë të çmuar për muzikën dhe gjithë adhuruesit e këngës shqipe!

Next Post

Ndërroi jetë gazetari Menduh Ajdini

Ka ndërruar jetë Menduh Ajdini, veterani i gazetarisë shqipe në Maqedoni. Gjatë kohë, në vitet 1970-’80, Menduh Ajdini ka ushtruar detyrën e kryeredaktorit të redaksisë shqipe në Televizionin e Shkupit (Radio Televizionin e Maqedonisë), ndërsa mbahet mend si redaktori i vetëm që refuzoi imponimin e toponimeve maqedonase të qyteteve të […]

Subscribe US Now