Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Eva Pasha: Është lumturi kur publiku mes duartrokitjesh bërtet emrin tënd!

2 min read

Eva Pasha është modelja simpatike  që doli në 6 vajzat më të mira në konkursin e bukurisë “Miss Universe 2019”.  Eva ka mjaft foto të bukura, linja modeleje dhe fare mirë e mban titullin ndër më të mirat e Miss Universe sepse është e tillë. Flasim pak më shumë me Evën dhe zbulojmë dëshirat, pasionin për këtë fushë e shumë e shumë gjëra të tjera të bukura!

-Eva, ti dola në Top 6 më të mirat në konkursin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019”. Ç’do të thotë kjo për ty?

Kur u futa në këtë konkurs pritshmëritë e mia ishin të mëdha pasi jam një vajzë me shumë vetëbesim, dhe te dalësh në Top 6 nga 20 vajzat që marrin pjesë është një kënaqësi e madhe dhe unë jam shumë e lumtur që arrita deri këtu se nuk dola vetëm në top 6 por mora dhe bursë tek UET dhe mbi të gjitha mora dashurinë e gjithë publikut. Është lumturi kur publiku mes duartrokitjesh bërtet emrin tënd.

-Sa e bukur ndihesh brenda vetes?

– Ndihem përdërisa mora pjese në një konkurs vetëbesimi.Unë jam gjithmonë me idenë që çdo femër duhet të ndihet e bukur.

-Vazhdojnë të të shoqërojnë emocionet e mbrëmjes së Miss Universe?

– Ka kaluar gati një muaj në fakt që nga nata finale, por kur shikoj foto apo momente nga ajo skenë akoma ndjej emocionin e asaj nate, por jo vetëm, ndjej një nostalgji për gjithë rrugëtimin tim në Miss Universe.