Feride Dushaj:”Ah moj nanë”, këngë shpirti

Kohanews Admin
0 0
Read Time:3 Minute, 44 Second

Feride Dushaj është këngëtarja që dashuron muzikën e Veriut, por që këndon edhe rryma të tjera. Ky është pohimi i saj, por edhe një e vërtetë shumë e bukur. Ajo është e drejtpërdrejtë, flet hapur dhe intervista me të është më tepër një bashkëbisedim i këndshëm dhe i pastër sesa pyetje-përgjigje standarde që jemi mësuar të lexojmë zakonisht. Feridja, karrierën e saj e zhvillon më shumë jashtë vendit sesa në Shqipëri dhe shprehet se kudo ku shkon, ndihet si në shtëpinë e saj edhe pse emocionet jane te medhaja Ajo ka pak vite që këndon, por vitet e fundit janë ato që e kanë sjellë më afër publikut me këngë dhe klipe të reja…!

-Feride, ke disa vite në skenën shqiptare… Cila është arritja më e madhe gjatë këtyre viteve, ajo që do të doje ta veçoje?

– Përshëndetje si fillim dhe mirë se ju gjej.Ne rradhe te pare dua tju falenderoj perzemersisht juve qe pervec publikut qe jane krahu i djathte per ne,nuk mund te le pa permendur dhe ju si staf per gjithe mbeshtetjen qe na jepni,persa i perket pyetjes se cfare mund te vecoj?Nuk mund të bëj dallime sepse unë, sa herë që kam një mikrofon për të kënduar per mia eshte emocion, sepse është ajo që unë e bëj me më shumë dashuri,dhe te arrish te besh ate qe ta don shpirti,per mua eshte arritje!!

– Çfarë ka të veçantë muzika e veriut , që ti e do kaq shumë?

– Me muzikën veriu kam lindur dhe jam rritur, ajo ka melodi brenda,dhe aty mua me flen shpirti
Nëpërmjet saj unë shpreh botën time të brendshme, dhimbjen, gëzimin, dashurinë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me ndjeshmëritë shpirterore.… por nuk eshte se kendoj vetem te veriut , këndoj edhe kenge te zonave te tjera, kështu që mund të them se muzikën nuk e krahinizoj, por e këndoj me shpirt.

– Kur një këngë, ka vërtet sukses?
– Në momentin që kënga pëlqehet nga publiku, ajo për mua quhet sukses.
– Kënga e fundit me titull “Ah moj nane”, unë e kam shumë për zemër. Si u realizua kjo këngë?

– Kënga “Ah moj nane” u realizua nga nje deshire e imja personale për të shprehur te gjithe dashurine per nenen,ku ne kte kenge besoj qe e gjen veten cdo njeri, Nena eshte bekim mbi toke dhe mban fijet e jetes lidhur me shpirtin dhe frymen. Kush nuk do donte te binte ne gjume dhe te hapte syte prane nenes, por jeta eshte e cuditshme dhe na detyron te largohemi e te jetojme me pengun e largesise me Nenen. Pasuria dhe dashuria me e madhe ne jete eshte Nena per femijen dhe femija per Nenen prandaj dhe une i dedikova nje kenge per dashurine e madhe. Teksti dhe muzika eshte realizuar nga une, ndoshta prandaj eshte dhe kaq e ndjere sepse ka dale nga shpirti.

– Cili ka qenë mesazhi më i bukur që ke marrë nga ndjekesit e tu?

Mesazhe kam mare shume per kte kenge,por dua te theksoi nje mesazh te një zonje ne Itali që më tha:

Te lumte per kte kenge kaq te bukur njekohesisht dhe prekse,se vertet me kto fjale ke pershkrujt vuajtjet e Nenave tona te asaj gjenerate,e degjoj shume here më shëron “plagët e shpirtit”. Kam nenen ne Shqiperi dhe kjo kenge sikur me hjek pak mallin.

– Për çfarë do të hiqje dorë nga kënga?
– Vetëm për familjen! Për mua, ajo është gjëja më e shenjtë në botë.
– Ekzistojnë thashethemet mes këngëtarëve?
– Thashetheme?! Po jooooo, çne! (Qesh)
– Feridja-muzika-familja. Si i ke bashkërenduar këta tre komponentë?

– Pyetje e vështirë kjo! Falë bashkëshortit tim,i cili ka qene mbeshtetja e pare, arrin ta kuptojë se muzika më mban gjallë dhe është më e fortë se unë. Sigurisht, nuk mund të lë pa përmendur të gjithë familjen time femijet,por dhe vllezrit e mi për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë!
– A ka diçka që do ta shtosh në fund?
-Do te them Persa i perket muzikes, cdo kengetar ka ate “shijen” e vet per publikun, por dua te them qe ka shume talente qe kane nevoje per mbeshtetje,e per kte duhet te behet dicka!!!
– Dua te pershendes te gjithe ata qe me kane mbeshtetur dhe vazhdojne, kolegët e mi kudo që ndodhen,te gjitha ata qe me duan dhe i dua!! Ju falënderoj përzemërsisht Juve për intervistën dhe ju uroj suksese. Respekt për të gjithë. Feride Dushaj!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Nga koncerti në koncert, ky është viti i Gerona Hyskës

Ajo këndon në ambjentet më të njohura për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që me origjinë është shqiptare dhe këtë e tregon me shumë krenari. Gerona Hyska, me zërin dhe pamjen simpatike ka bërë për vete shumë njerëz. Gerona është gjithmonë në lëvizje, nga njëri koncert në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: