Feriz Berisha i këndon shqiptares së ëmbël – këngë hit

Blerand Rexhepi

Feriz Berisha është i pa ndalshëm. Këngëtari që së fundi është kthyer në një nga më produktivët, ka sjell hitin me titull “Shqiptarja omel”.

Kjo këngë vjen e vizualizuar me videoklip dhe mjaftë shpejtë është bërë e dëgjuar dhe pëlqyer nga adhuruesit e këngëtarit dhe jo vetëm.

Tekstin e këngës “Shqiptarja omel” e ka shkruar vetë këngëtari, muzika është realizuar nga Daim Lala, ndërkaq videoklipi është punuar nga Ymerli Krasniqi.

Këngëtari thotë se është i kënqur me ecurinë e këtij projekti dhe se së shpejti do të vijnë edhe këngë të tjera të prezantuara me videoklipe.

Feriz Berisha është gati për tregun e dasmave, për të krijuar atmosferë gjallëruese e të jashtëzakonshme, por në këtë kohë pandemie dasmat me muzikë e argëtim pa fund, duken një ëndërr e largët.

Next Post

Menduh Thaçi pret në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë Dimitris Yannakakis

Sot, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë z. Dimitris Yannakakis. Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend e rajon, Marrëveshjen e Prespës, procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me ç’rast palët u dakorduan që bashkëpunimi mes Maqedonisë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: