Feriz Berisha me dy hite të mëdha: “Shqiptare” e “Gas Gas”

Blerand Rexhepi

Feriz Berisha është këngëtari që ka goditur me hitin me titull “Shqiptare”, këngë kjo që është parë duke u shprendarë në shumë rrjete sociale, e duke u dëgjuar gjithëandej.

Këngëtari që tashmë ka pushtuar zemrat e publikut, tregon se është rritur me këngë dhe se muzikën e ka në gjak.

Teksti i këngës me titull “Shqiptare” është shkruar nga vetë këngëtari Feriz Berisha, ndërkaq muzika është punuar nga Daim Lala, e klipi nga Merylia.

Këngëtari që krijon atmosferë, e që është gati për dasma e ahengje, nuk është ndalur me kaq, ai me të shpejtë ka prezantuar para publikut edhe projektin tjetër, atë me titull “Gas Gas”, që gjithashtu është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Diapsorë e kudo ku ka shqiptar.

 

 

https://youtu.be/KX0HE-3v-ss

https://youtu.be/A9IwN5aTvwQ

Next Post

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 03.09.2020 (e enjte), me fillim në orën 13:00, në sallën solemne do ta mbajë mbledhjen e saj të dytë. Në mbledhje, Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, ministrave do tua ndajë mandatet me misionin dhe detyrat e caktuara.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: