Fisnik Syla siç nuk e njeh askush…

Kohanews Admin

Opinioni nuk e njeh siç do të duhej ta njihte Fisnik Sylën, biznesmenin e ri e të suksesshëm shqiptar në Belgjikë. Në fakt, prezantimi i tij në media nisi nga maja e ajsbergut dhe jo nga themeli. Fisnik Syla për publikun e gjerë, i njohur si biznesmen dhe ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, ka një CV të pasur, të mbushur me eksperienca e suksese në fusha të ndryshme, përfshirë këtu sportin e muzikën. I suksesshëm, i drejtpërdrejtë dhe i hapur rreth të kaluarës e të tashmes, Fisnik Syla i rrëfen të gjitha në versionin që njerëzit duhet ta dinë realisht. Nuk kursehet në bisedat rreth biznesit, familjes, dy fëmijëve të tij dhe marrëdhënies me këngëtaren Fjolla Morina.

Shkurt, kush është Finsik Syla?

Jam 31 vjeç, me prejardhje nga Gjilani. Deri në moshën 8 vjeç kam jetuar në Gjilan dhe që nga viti 1999 jetoj në Belgjikë.

Si të njehë publiku dhe si do të duhej të të njihte realisht?

Sa i përket kësaj pyetje, ka dy anë të medaljes: Opinioni në Belgjikë më njeh si një lojtar shumë i mirë i futbollit. Kam luajtur në ligën e parë të Belgjikës, në Skuadrën “Lokeren”, deri në moshën 17 vjeç. Por, shkaku i disa lëndimeve të rënda, mudesh ta ndërpres futbollin dhe fillova të bëj muzikë, si pasion me vëllanë tim, Fatosin. Kemi bërë disa videoklipe dhe kemi qenë pjesëmarrës në klube të ndryshme nëpër Evropë. Ndërsa, me kalimin e kohës, meqë filluam me bizneset tona familjare, u larguam nga
muzika për t’u fokusuar qind për qind në punë. Por, që nga viti 2018 jam aktiv edhe në politikë, në regjionin ku jetoj dhe jam në Drejtorinë e komisionit menaxhues për hoteleri dhe evenimente, të cilin funksion e kam nga partia ime CD&V. Ana e dytë e medaljes, veçanërisht publiku shqiptar më njohin me rastin e Kukësit, për të cilin u fol shumë në media dhe u zmadhua tepër. Por, besoj se publiku tanimë më njeh realisht se kush jam dhe ndjehem mirë që respektohem kudo që ndodhem, sepse formula ime jetësore është njerëzit t’i respektoj dhe të jem mirënjohës.

Cila ishte jeta jote dikur, e cila është sot?

Më vjen mirë që nga një fëmijë emigrant, meqë familja ishte e detyruar ta lëshojë vendin e të vijmë në një vend tjetër, jam shkolluar, jam formuar, jam kalitur si njeri dhe jam integruar në mënyrën më të mire të mundshme në shoqërinë ku jetoj. Jam i kënaqur që gjërat kanë ecur mirë, ashtu siç edhe i kam pasur ambiciet e mija. Andaj, ndihem krenar me të kaluarën time, si dhe të tashmen në të gjitha aspektet.

Na fol për punën, biznesin tënd?

Aktiviteti kryesor familjar yni është gastronomia, ku posedojmë disa restorante të ndryshme. Para një kohe kemi filluar edhe biznese me patundshmëri.

Për kuriozitet: Sa fiton në muaj?

Fitoj mjaft dhe jam shumë i lumtur që puna që bëj me shumë pasion edhe më
shpërblehet…

E, sa shpenzon?

Shpenzoj shumë, sepse njeriu pas punëve dhe angazhimeve të përditshme e ndjen të nevojshme që edhe të bëj pushim të merituar.

A je i fiksuar në luks?

Nuk jam i fiksuar, por më pëlqen ta shijoj jetën në çdo aspekt…

Nëse do të ktheheshe në të kaluarën, çfarë nuk do të bëje?

Them lirisht se jam njeri me fat dhe gjërat gjithmonë kanë ecur ashtu siç kam dashur
në jetën time. Pra, nuk do të ndryshoja as gjënë më të vogël.

Gjëja më e shtrenjtë në jetë për ty?

Për mua shëndeti dhe familja, janë dy gjërat më të shtrenjta në jetë.

Personat pa të cilët nuk mundesh, nuk e imagjinon jetën?

Pa dy fëmijët e mi: Diari dhe Darisi. Ata janë gjithçka për mua në jetë…

Raporti yt me gazetarët?

Raportet e mia me gazetarët kanë qenë gjithmonë të mira. Si në Kosovë, Shqipëri,
ashtu edhe në Belgjikë, gjithmonë kam qenë dhe do të jem i hapur t’u përgjigjem
ftesave të tyre, ashtu siç kam vepruar gjithmonë.

A ke menduar se do të bëhesh i njohur e i përfolur siç je tash?

Kjo pyetje lidhet me një pyetje e përgjigje paraprake: Në Belgjikë kam qenë
gjithmonë i njohur, si në shoqëri ashtu edhe në media. Informatat e para për suksesin e bizneseve të mija dhe familjare, shtypi shqiptar i ka marrë nga mediet belge, e edhe për aktivitetin tim politik.

A të pengon popullariteti në jetën e përditshme dhe në zhvillimin e biznesit?

Nuk më pengon aspak. Përkundrazi, popullariteti im më ndihmon edhe në fushën
e biznesit, veçmas kur shoh se njerëzit më nderojnë dhe më respektojnë kudo që
ndodhem.

A je në lidhje dashurie?

Jo. E kam cekur edhe më parë se aktualisht jam single, por i lumtur.

E kaluara jote me Fjolla Morinën ende është temë e nxehte në shou-biz. Pse
përfundoi?

Çdo gjë ka fillimin dhe përfundimin e vet. Kur krijon njeriu një lidhje, bëhet me dakordim të të dy palëve…Por, edhe me ndarjen është njëjtë. Secili prej nesh vazhdon jetën e vet…

Për fund, çka ka mbetur pa u thënë?

Kam një mesazh për të rinjtë: Me punë, përkushtim dhe vullnet, arrihet gjithçka
në jetë. Andaj, kurrë nuk është vonë për t’i ndjekur dhe realizuar ëndrrat tuaja…Ndërkaq, për biznesmenët dhe të tjerët që kanë mundësi, ndihmoni njerëzit në nevojë. Mos i lini t’u kërkojnë ata juve, por t’i gjeni nevojtarët vetë, sepse ky është biznesi më i mirë në jetë. (Revista Kosovarja)

Next Post

Ecolog vazhdon traditën, para festët së Bajramit ndihmon familjet në nevojë

Kompania “Ecolog” edhe këtë vit do të ju del në ndihmë familjeve në nevojë. Para festës së Bajramit të Madh, “Ecolog” ka shpërndarë mijëra kupona me vlerë për qindra familje në Tetovë dhe rrethinë. “Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: