Frizeri i famshëm Kristian Pali përditë në sytë e 500 mijë njerëzve

Blerand Rexhepi

Në kohën e rrjeteve sociale, është dukshëm më e lehtë të shihesh, të identifikohesh. Në botën virtuale, ka miliona llogari, një pjesë prej të cilave që shërbejnë si hapsira promocionale, por edhe informuese. Ndër këto profile, bie në sy edhe ai i frizerit tashmë me famë Kristian Pali. Faqja e tij në Instagram po bëhet përditë e më e ndjekur dhe arsyeja pa dyshim që janë aplikimet e tij speciale e ekskluzive në flokët e klienteve të tij. Faqja coiffeurchrisrian në Instagram, ndiqet nga 500 mijë sy kurioz, që duan të shohin punën e mrekullueshme të frizerit shqiptar në Zvicër.

Siç kuptojmë, klientela e sallonit Coiffeurcristian, përbëhet nga femra të të gjitha kombësive, edhe nga fytyra publike, që duan të arrijnë ngjyrën perfekte në flokët e tyre. Kristian Pali, është ndër të paktët frizer që punon plotësisht fer, duke aplikuar ngjyra dhe modele në flokët e klienteve dhe duke i ekspozuar ato para audiemcrs dhe jo duke “shitur” perfeksion përmes parukeve. Komentet poshte fotove dhe videove të punes së tij, janë gjithmonë me tone shumë pozitive. Kjo është puna e artistit shqiptar që nuk ndalet.

Next Post

Rrjet i ri dhe ngrohje me efikase në spitalin Psikiatrik

Rrjet i ri dhe ngrojë me efikase në spitalin Psikiatrik në Shkup, kështu ka premtuar drejtori i këtij institucioni shëndetësorë z. Qamil Kovaçi i cili edhe ka bërë tashmë promovimin e këtij projekti që ka nisur të punohet. Ky investim bëhet me qëllim që të rritet efikasiteti i punës dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: