Është vetëm 16 vjeçare, por ka vendosur që ti nxjerrë në pah hiret e saj, bukurinë e hijeshinë që ia ka dhënë nëna natyre. Zoti është treguar bujar me Gjeraqina Hasanin, 16 vjeçaren ferizajase që ka pasion botën e modës.
Si 13 vjeçare vajza me emër e pamje unike morri pjesë në një sfilatë mode në “Swiss Diamond”, ku sfiloj për dizenjatoren e modës Luiza Hasani. Gjeraqina shkëlqej në çdo hap që hedhi në pasarelë.
Bukuroshja që shkëlqen edhe në jetën e përditshme, këto ditë ka ardhur me një sesion fotografik tejet special dhe siç nuk është parë më herët.
Gjeraqina Hasani në festën e Halloweenit vjen si Barbie Leopard, duke u bërë e para Barbie Leopard në Kosovë. Ketë ide e kishte që moti dhe më në fund e realizoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sesioni fotografik është realizuar nga Granit Dragaqina, i cili e ka sjell në super formë modelen e re. Veshja është krijim i dizenjatores Rina Rexhepi, e cila e shndërroj kokë e këmbë në leopard bukuroshen nga Ferizaji. “Sharm Studio” është përkujdesur për grimin e modeles.
Arsyeja pse zgjodhi pikerisht leopardin si simbol të veshjes së saj është sepse Gjeraqina e ka kafshë të preferuar, andaj shukë kush e të e njeh si “Vajza Leopard”.
Është interesant se si modelja e re thuajse në të gjitha fotosesionet idetë e veshjeve i ka të sajat, duke treguar afinitet për dizajnin e modës.
Modelja e re falenderon familjen për gjithë mbështetjen në arritjen e qëllimeve të saj. Ajo, nuk do të ndalet në arritjen e qëllimit për të prekur majat në botën e modës.