Gjon Karrica me ndihma në kohën e koronavirusit

Blerand Rexhepi

Për vite me radhë, Gjon Karrica ishte një ndër emrat më të diskutuar të shoubizit, kjo për shkak të një fryme tjetër që sjelli në botën e muzikës shqiptare.

Gjon Karrica mbahet mend për hite si “Lugati”, “Sex Toy”, “E du një virgjëreshë”, etj. Ka kohë që këngëtari po mungon, ndonëse kohët e fundit pati indikacione që do të rikthehet me një projekt të ri.

Këngëtari, në faqen e tij në Instagram, së fundi ka postuar disa storie ku shihet se ka blerë ushqime për lypsarët, në këto kohë kur edhe Zvicra po përballet me një numër të konsiderueshëm të prekurish me koronavirus. Karrica, thotë se të bashkuar jemi më të fortë.

Ndryshe, këngëtari njihet për natyren humane. Ai, ndër vite ka ndihmuar shumë persona e familje në nevojë në Kosovë dhe Shqipëri.

Next Post

INTERVISTA/Zaev: Koha është për solidaritet, secili të paguajë rriskun e tij të krizës së shtetit

Më mirë të shtrydhim dhëmbët e të gjithëve në dy muaj, në mënyrë që të gjithë të kemi të ardhura, në vend që të vini në dyshim listën e pagave të përgjithshme. Kështu lideri i LSDM-së po propozon masa për të kapërcyer krizën ekonomike të koronavirusit, të cilën partia e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: