Historia Kujtesa Gashit – Teses, zonjës që u bë ikonë e bukurisë dhe estetikës

Kohanews Admin

Kujtesa Gashi e njohur si Tesa, është profesionistja brilante e fushës së bukurisë, me përvojë të gjatë dhe te pa krahasueshme në zanatin e frizeres, makeup artistes dhe estetistes më të njohur shqiptare. Tesa, ndër vite e ka zgjeruar gamen e shërbimeve që ofron dhe si gjithmonë duke mbetur e jashtëzakonshme në çdo punë që bënë.  “Tesa Academy” në Tiranë e Prizren është perandori e bukurisë, ku trajnohen e çertifikohen shumë studente.

Për Tesen gjithçka filloi në moshë fare të re, kur ajo ishte në klasë të 7-të të shkollës fillore kur ajo nisi të merrte zanat tek mjeshtri i madh Shefki Xharavina, që ishte grimer dhe parukier i artistëve. Tutje si 19 vjeçare ajo hapi sallonin më modern në Kosovë, ku përfshiheshin të gjitha shërbimet e bukurisë, parukerisë, estetikes, pastaj sauna, solare, etj. Tesa, është e para që nisi të punoj me produkte prestigjioze për grim, si ato

Të “Ester Lauder”, “Lancom”, “Cover”, “Wella”, “Maybeline”, “Loreal” e shumë të tjera.

Duke qenë një person që nuk rreshtë së kërkuari më të mirën dhe nuk ndalet në rrugën e avancimit profesional, Kujtesa Gashi-Tesa mbaroj me sukses Universitetin e Kozmetikologjisë në Maqedoni, e më pas në Gjermani në Akademinë më të madhe gjermane “Purebeau” , ku edhe u emërua

Trajnere ndërkombëtarë për P.M.U.Artist

-Nedling

-Mesoterapi

-Removal tato

-Areola

-M.H.S, e të tjera.

Tesa, e licencuar në një nga akademitë më prestigjioze evropiane, në vitin 2014 nga “Purebeau” u zgjedh tranerja më e mirë në Ballkan. E, kur nisi aplikimi i Microblading, si gjithmonë u bë e para që këtë metodë e sjelli në Kosovë e Shqipëri dhe mësoj me qindra nxënëse për ta aplikuar, që sot janë tejet të suksesshme në këtë fushë. Tesa, njihet edhe për punën e shkëlqyer në zgjatjen e qerpikëve, të njohur si “Extesion Lashes”, për çka është aftësuar, profesionalizuar dhe pajisur me licencë për trajnime nga Akademia e famshme “VIV” në Vjenë, duke u emëruar si trajnere e “VIV” për Kosovë dhe Shqipëri. Gjithashtu, merrë të drejtën nga Akademia ndërkombëtare “Micromedico” si trajnere për “Magic Cristal”, që bënë heqjen e rrudhave me ajër. Gashi, po ashtu është trajnere e “Dernals”, ku është trajnuar nga mjeku me famë botërore Rajat Bhanderi. Trajnime, aftësime profesionale, çertifikime, Tesa ka në shumë profile të estetikes nga akademitë estetike më të famshme në botë, përfshirë këtu edhe “Beauty profesional Akademi Hyllaronica” me seli në Francë, ku ju dha e drejta për injektim të dermal fillerit. Është trajnere ndërkombëtare edhe e akademisë italiane “Intrigo”. Së fundi sjelli edhe një “boom” në fushën e estetikës, metodën me fije kolagjeni nga Franca, ku u emërua nga “Acjelle” master për fije kolagjeni, e që tutje trajnon kursante për aplikimin e metodës më të re dhe më inovative në botë. Tesa nuk ndalet asnjëherë, duke gjetur gjithmonë motiv për të vazhduar më tej edhe më bindshëm e fuqishëm në rrugën e avancimit dhe sjelljen e risive nga fusha e bukurisë dhe estetikës në botën shqiptare. Thotë se do të jetë e tillë deri në frymën e fundit, pasi puna për të është jetë, dashuri, pasion.

Next Post

Zeqiri ka bërë ankesë ndaj paraburgimit

Aleksandar Trajkovski, avokati i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, thotë se sot në Gjykatën Penale e ka dorëzuar ankesën për paraburgimin, që i është caktuar mbrëmë. – Ankesa është dorëzuar në Gjykatën Penale, na tha shkurt avokati Trajkovski. Një gjykatës i procedurës paraprake caktoi paraburgimin 30-ditor të Zeqirit […]

Subscribe US Now