Kentina Shehaj: Eksperimentoj me rrymat, ja kur do të vijnë projektet e reja

Blerand Rexhepi

Edhe pse gjendja nga pandemia Covid 19 është rënduar mjaft kohët e fundit, arti vijon udhën për të sjell ngjyra në këto ditë të zymta. Këngë të reja dhe materiale mjaft interesante të publikuara, së fundmi nga zëra të ndryshëm të skenës shqiptare. Për të kjo periudhë ka qenë produktive. Këngëtarja Kentina Shehaj vjen në një rrëfim për suksesin e këngës “Të dua” dhe për jetën përtej muzikës. Një shpirt i lirë si i saj, pëlqen të jetë po e njëjta edhe përtej magjisë që ofron skena. Ajo po punon fort për tu rritur edhe më shumë profesionalisht dhe për tu bërë një nga zërat më të dashur për publikun. Dhe gjasat janë që ëndrrat e saj të realizohen shumë shpejtë.

Kentina, me këngën “Të dua” erdhe kaq ndryshe! Pse e kishe privuar publikun për kaq kohë të të shihte në këtë formë kaq simpatike?

Mendoj që çdo gjë bëhet me kohën. Njeriu sa vjen dhe zbukurohet dhe sjell ide të reja në mendje për ti realizuar. Por, nuk mund ta përjashtoj faktin që kam qenë shumë entuziaste për këtë projekt dhe ndoshta kjo më ka bërë të dukem një tjetër Kentinë në kuptimin pozitiv të fjalës.

Ku e pozicionon veten me këngën e fundit?

Nuk mund ti vë një pozicion vetes apo projekteve të mija, pasi do të ishte e tepërt mendoj.Unë sapo kam filluar ti ngjis shkallët. Është pritur mjaft mirë, kam patur komente që më ka dhënë shumë kurajo, por më kryesorja më janë hapur shumë dyer.

Çfarë i kënaq shijet e tua në muzikë?

Nuk mund të ndalem vetëm tek një rrymë. Kam shumë shije të ndryshme, pasi secila e ka një goditje. Më pëlqen muzika folk, në fakt, kujt nuk i pëlqen sepse sapo e dëgjojmë të gjithë kërcejmë. Jam e gjithëanshme nuk mund të caktoj dhe të kufizohem brenda një rryme. Muzika është jetë në çdo aspekt.

Nga përvoja jote në muzikë, publiku, shqiptarët janë thjesht dëgjues apo kërkues në atë çfarë dëgjojnë sot?

Publiku është juria kryesore për çdo artist. Janë ata, të cilët e dëgjojnë dhe gjykojnë mbi një këngë, janë të drejtë dhe e thonë mendimin e tyre. Kërkojnë dhe dëgjojnë njëkohësisht,disa përkushtohen tek teksti i këngës disa vetëm tek melodia e saj, por në përgjithësi janë mikpritës si pëe artistët, që kanë lënë gjurmë, ashtu dhe për të rinjtë.

Si do ta përshkruante veten shkurt Kentina për ata që ende nuk e njohin përtej asaj që shohin në ekrane muzikore?

Unë jam unë si ne ekran ashtu dhe në jetën e përditshme,e qeshur dhe i dua shumë njerëzit. Përpiqem që pavarësisht se merrem me muzikë të përshtatem me të gjithë. Jam ajo vajza e thjeshtë e padjallëzuar, që nuk bëj keq,dal shumë lirshëm dhe bëj një jetë shumë normale, si gjithë të tjerët.

Flasim për virus, për pandemi po ti nuk ndalon më duket me projekte apo jo?

Edhe pse është kohë pandemie, unë nuk kam ndaluar projektet e mia dhe jam ende në punë e sipër. Më ka ndihmuar kjo periudhë pushimi, që të fitoj kohën e humbur. Momentalisht po punoj për tregun e Kosovës dhe deri tani çdo gjë po shkon për mrekulli. Do të jem në shtëpitë e publikut në mbrëmjen e madhe festive të Vitit te Ri 2021. Vetëm kaq mund të them për momentin.

Ç’gjëra të bukura ke bërë gjatë kësaj kohe? Viti i ri si do të gjejë?

Hmm… Kam bërë shumë gjëra të bukura kësaj kohe. Kam udhëtuar shumë, por njëkohësisht edhe kam punuar shumë. Pushimet e mia këtë verë mund ti quaj vërtet pushim, pasi ishte bërë një kohë e gjatë që nuk e kaloja verën me njerëzit e mi të dashur. Kam patur mundësinë që të njoh shumë njerëz nga bota e artit. Mund ta cilësoj si kohën më të bukur.Viti që vjen më gjen më të përgatitur se kaq.

Ç’do të thotë rutinë për ty?

Rutinë për mua… Veç mëngjesit që është gjithnjë i njëjtë,ditën e kaloj në mënyra të ndryshme.Çdo ditë del diçka e re. Ka dhe ditë që s’kam asnjë angazhim, por nuk mund ta quaj rutinë.Përgjithësisht më kalon koha pa e kuptuar, më pëlqen shumë të dal, të shoh gjëra të reja.

Çfarë të bën artiste?

Më bën artiste fakti që unë e respektoj artin. Por, jo vetëm kjo, unë jam një shpirt i lirë dhe nuk e shfrytëzoj në asnjë moment statusin tim, nuk prezantohem si e tillë për të përfituar. Artist është fjalë me peshë shume të madhe, por dhe çdo njeri, që e quan veten të tillë duhet ta mbajë pastër dhe të mbrojtur atë. Artist lind nuk bëhesh.

Për çfarë pendohet një artiste?

Një artistë pendohet nëse themelet e artit i ka ndërtuar në mënyrë jo korrekte. Ajo që thashë pak më lart duhet ruajtur emri duhet shumë kujdes në mënyrën se si e prezanton veten, ndërsa disa bëjnë të kundërtën e kësaj.Është shumë e lehtë ti vendosësh vetes një titull jo pozitiv, por më e keqja është se nuk mund ta kthesh më atë që ishte më parë. Prandaj mendoj që një artiste pendohet për këtë, nuk mendoj se do të pendohej për diçka tjetër.

Pendohesh më shumë për gjëra që i ke bërë apo që nuk i ke bërë?

Pendohem që i kam besuar njerëzve të gabuar. Por, dhe kjo është një provë e jetës që të bën më të pjekur dhe më të matur, për vendimet që merr. Nuk pendohem për gjëra, që nuk i kam bërë, pasi unë kam bërë gjithçka që kam dashur.Veç njerëzve që nuk duhet të hynin kurrë në jetën time nuk kam asnjë pendim tjetër.

Një figurë shembull për t’u ndjekur?

Do të thoja shembull për tu ndjekur tek një pjesë e imja, e cila është familja.

E vlerësoj dhe respektoj familjen time dhe mundohem çdoherë të përcjell vetëm pozitivitet. Çdo njeri duhet ta bëjë këtë. Harmonia dhe lumturia që ju përcjellim prindërve është bekimi në rrugën e drejtë dhe shembulli për fëmijët tanë nesër.

Në ç’rast do të gënjeje?

Do të gënjeja nëse do të isha me të vërtetë në një situatë shumë të veshtirë, në të kundërt nuk do të gënjeja kurrë.Unë jam tipi i tillë, që edhe po të gënjej më del gënjeshtra sepse e harroj çfarë kam thënë.Në përgjithësi, nuk gënjej,por i kap shpejt gënjeshtrat që më bëjnë.

Për çfarë të merr malli?

Mua më merr malli shpejt për shumë gjëra. Më merr malli për njerëzit e rëndësishëm dhe që dua ti kem gjithmonë pranë. Sidomos kur largohem nga vendi, më duket sikur më mungon oksigjeni. Por, nuk do të përjashtoja fëmijërinë time. Më merr malli shumë për atë kohë kur të gjithë e donim njëri-tjetrin pa kushte. E kujt nuk i mungon koha e fëmijërisë.

Në ç’gjendje shpirtërore je tani?

Jam në një gjendje që nuk di ta përshkruaj… Do të doja të qëndroja kështu përgjithmonë. Me të njëjtën buzëqeshje,me të njëjtit njerëz dhe me gjithçka që më rrethon. Është një kohë vërtet shumë e mirë për mua do ta teproja nëse do të flisja më shumë.

E njeh mirë dashurinë? Si do ta përkufizoje?

Dashuria nuk njihet, por përjetohet. Do ta përshkruaja si pjesën më të bukur të jetës, pasi njeriu ndryshon në dashuri dhe ndryshon në një mënyrë, që as ai vet nuk e kupton. Dashuria është ajo që të bën të ndihesh fëmijë, për aq kohë sa rrethohesh prej saj. Dashuroni sa më shumë.

Komplimenti që të kënaq?

Kam marr komplimente të ndryshme dhe më pëlqejnë shumë. Nuk ka komplimente që nuk më pëlqejnë përndryshe nuk do të quhej kompliment.

Cila është këshilla më e mirë që të kanë dhënë ndonjëherë?

Mendo 3 herë para se të flasësh. Dhe mos i bëj dikujt atë, që nuk do të doje që të tjerët të ta bënin ty.

Cila është e meta që je e ndërgjegjshme që e ke?

Prekem shpejtë. Dhe jam shumë e drejtë. Këto janë dy gjërat, që quhen edhe nuk quhen të meta. Por, në botën tonë këto duhet të jenë më të pakta.

Po virtyti me të cilin krenohesh?

Krenohem me veten se jam vetvetja në çdo rast. Sinqeriteti dhe ciltërsia janë me mua në çdo hap

Kujtimi më i bukur dhe ai që do doje të harroje?

Kam shumë kujtime të bukura dhe do të veçoja sidomos gjatë këtij viti. Kujtimi që do doja ta harroja e kam harruar tashmë.

Gabimi më fantastik që ke bërë?

Ha-ha-ha kam qenë shumë e praptë.

Gabimi më fantastik ka qenë kur e kam vendosur kapsolla në tualet dhe u desh një restaurim i tërë. Dhe për fatin e mirë u kalua me humor, nuk pati asnjë qortim në mes. (qesh)

Ku të çojnë parashikimet për të ardhmen?

Unë nuk bëj plane, por shpresoj dhe kam shumë ëndrra për të ardhmen. Lutem që të më realizohen.

Ke ndonjë për ti thënë këtij viti që po mbyllim?

Këtij viti dua ti them që mjaft me kaq, thuaj vitit tjetër të jetë i mbarë për shqiptarët.Pa pandemi, pa virus, por të vij plot shëndet dhe i bekuar për të gjithë.

Next Post

Feride Dushaj (Feri): Nga familja kam trashëguar talentin

Të duash muzikën do të thotë të ngrohësh shpirtin, ndërsa ta prodhosh atë do të thotë të gjesh një mënyrë për t’i shpëtuar realitetit. E sidomos kësaj kohe kur qenia në të shumtën e momenteve ndodhet në jerm. Ajo ka ditur t’i bëjë ballë këtyre çasteve të vështira dhe të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: