Kjo është ELA ylli më premtues i botës së muzikës

Blerand Rexhepi

Quhet Elita Ejupi dhe zëri i saj është engjellor, si zë që vjen nga qielli. Këngëtarja e re dhe me zë të mrekullueshëm, me origjinë është nga Kosova, por që ka lindur e është rritur në Liège e Belgjikes, pasi prindërit e saj kanë emigruar atje në vitin 1990.

Elita është në vitin e tretë të shkollës së mesme Saint Louis, ndërkohë prej tre vitesh është edhe në Akademinë e Muzikës në Liège.

Elita këndon aq bukur, saqë komplimentet nuk i mungojnë asnjëherë. Ajo, duket se do të jetë ylli i ardhëshëm i muzikës.

Elita Ejupi këndon mjeshtërish këngët e Dua Lipes, Beyonce, Celine Dion, ndërkaq këngëtaret shqiptare që i pëlqen më shumë janë Dhurata Dora e Elvana Gjata.

Këngëtarja e re, ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme regjionale dhe së shpejti do të marrë pjesë në konkurse internacionale.

Së fundi ka sjell si cover këngën “Tavolina e mërzisë” të Elvana Gjates:

Next Post

Maqedonia e Veriut në komunikim intensiv me Komisionin Evropian për grant marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve për vaksinat

Pasditen e sotme u mbajt mbledhje on lajn e inicuar nga Komisioni Evropian ku u adresuan të gjitha aspektet e rëndësishme për masat të cilat BE-ja i ndërmori për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut mori pjesë Sekretarja Shtetërore në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: