Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kujt i thotë Dod Kalaj ‘Vetëm fjalë’ (Video)

1 min read

Dod Kalaj është emër i dëshmuar në muzikë, nga ata zëra që publiku ka dëshirë ti dëgjojë gjithmonë. Ai, nuk është rastësisht në këtë rrugë, pasi talentin e ka të trashëguar. Kuptojmë se në familjen e tij, është kënduar brez pas brezi, ndërkaq ai vetë ka nisur të këndoj që kur ishte vetëm dy vjeç, atëherë kur ia thoshte këngës “Nanë, nanë duam dritë, e duam Kosovën Republikë”.

Këngëtari ka një mori projektesh të sukseshme, që janë prezantuar me videoklipe. E, kënga që bëri boom, ishte ajo me titull “Di yll je ti”. Dod Kalaj, që është prezent në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje në Kosovë e Diapsorë, sapo ka lansuar edhe projektin më të ri, këngën me titull “Vetem fjalë”, e punuar në studion “DuobassRecords” në Prishtinë.

Teksti i kësaj këngë është shkruar nga Agon Latifi, ndërkaq në kitarë ka luajtur live mjeshtri i madh i kitares, Astrit Stafaj. Kjo këngë i ka të gjitha premisat për të qenë hit i momentit. Ju ftojmë ta dëgjoni: