Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kujt i thotë ‘Kjo dashni’ këngëtari Driton Jakaj? (Video)

1 min read

Këngëtari i njohur kosovar, Driton Jakaj, sapo ka lansuar projektin më të ri muzikor, këngën me titull “Kjo dashni”. Jakaj, i njohur si këngëtar mjaft i angazhuar, që ndër vite e ka kultivuar suksesshëm muzikën folklorike, popullore dhe atë zbavitëse, është gati për të qenë pranë adhuruesve edhe këtë sezon. Driton Jakaj, këtë pranverë erdhi me një baladë që po prek zemrat e të dashuruarve, por edhe të atyre që dashuria di ti lëndoj.

Kënga “Kjo dashni” është krijim muzikor i Lulzim Sadikut, teksti është shkruar nga Arton Ramadani, ndërkaq orkestrimi është bërë në “Studio One”. Videoklipi i kësaj balade të bukur është punuar nga produksioni “Dasma”. Ndryshe, Driton Jakaj premton një verë të nxehtë me hite, andaj publiku po i pret risitë.