Ky është ylli i skenës shqiptare që këndon hitin ‘Aftësitë e mia’

Blerand Rexhepi

Kohët e fundit kemi shumë reper të cilët po vinë në tregun shqiptarë por thuajse të gjithë po sjellin kuantitet ndërsa të rrallë janë ata që po sjellin kualitet në rrymen më të ndjekur në Botë pra në muzikën Rap-Hip-Hop…!

Një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili i ka qëndruar besnik kohes dhe muzikës Hip Hop është reperi Malsor Sadiku i njohur me emrin e skenës”Agresioni” Agresioni në moshë shumë të re e ka filluar karrierën muzikore konkretish në vitin 2004 duke shkruar teskte të ndryshme dhe duke zgjedhur mënyren nëntoksore për të treguar talentin e tij në muzikën rap!

Malsori muzikën e vlerson si një pjesë të pa ndashme në të cilën e gjenë vetën si në momentet e mira po ashtu dhe në momentet më të vështira të jetës së tij e ndanë me muzikë…!

Edhe pse muzikën e ka në zemër Agresioni posedon dhe biznesin e tij përsonal duke e dëshmuar që ka talent dhe për profesione tjera…! Reperi në fjalë Agresioni së fundi ka realizuar projektin e tij “AFTËSITË E MIJA” projekt ky në të cilin ka shprehë mendimin e tij në përgjithsi rreth karrierës së tij! Projekt për të cilin tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë ndërsa ky projekt është realizuar në bashkpunim me K-Lay…!

Agresioni përveq këngës së fundit është në realizimin e shumë projekteve të reja në të cilat do ketë shumë surpriza të cilat sigurisht adhuruesit e muzikës së tij presin me pa durim ti dëgjojnë…! Agresioni muzikën shqiptare e vlerson si muzikë shumë kualitative por po ashtu shton se janë shum projekte që bëhën vetēm për muzikë e jo për të mbetë në histori të saj!

Reperi Malsor Sadiku kohët e fundit është shum aktiv dhe premton se këtë ritem do e ndjekë dhe nuk do ndalet asnjëhere duke sjellë projekte për njerëzit që e dojnë dhe e vlersojnë punen e tij! Edhe pse Agresioni jeton në Houston Texas asnjëhere nuk i ka harruar rrënjet se prej nga vjen dhe origjina e repit të tij lidhet drejtpërdrejt me origjinen dhe prejardhjen e tij.

Reperi Malsor Sadiku “Agresioni” në mesazhin për adhuruesit e tij deklaroj se i përshëndet të gjithë ata që besuan në të,në muzikën e tij dhe këtë bësim së shpejti du ua shpërblej me projekte të reja muzikorë në të cilat mund të ketë videoklip po ashtu në një të ardhme të shpejt mund të ketë dhe album!

Vlenë të cekët se edhe pse koha i ka komercializu shumë nga reperat shqiptarë kjo gjë nuk ka ndodhur me reperin Agresioni i cili i ka qëndruar besnik kultivimit të vërtetë në muziken Rap Hip Hop Shqip ku për asnjë moment përfitimi matreal nuk i’a ka mundur dëshirën për repin e vërtetë shqiptarë andaj lirisht mund dhe të llogaritet si një ndër ikonat e kësaj rryme muzikore!

Ne mbetëmi më shpresën që Agresioni nuk do ndalet por do sjellë në treg shumë projekte të reja për të cilat i dëshirojmë shumë sukses…!

Next Post

ARTAN GRUBI përzgjidhet personazh i vitit 2020 në OPINION të Blendi Fevziut (VIDEO)

Një ndër moderatorët më të njohur të ekranit shqip, gazetari Blendi Fevziu në emisionin e tij OPINION në Televizionin KLAN me seli në Tiranë, në emisionin e tij përmbyllës për vitin 2020, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi e ka përzgjedhur si personazh të vitit 2020. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: