Ky është hiti i Adnan Ruhani – Adi kushtuar bashkëshortes së tij (Video)

Kohanews Admin

Adnan Ruahani-Adi, është muzikant e këngëtar i njohur, që prej vitesh është prezent në skenën e muzikës vendore.

Ai, bashkë me të shoqen, këngëtaren e afirmuar Fatime Hajzeri-Ruhani, janë ndër yjet e muzikës popullore në listën e më të kërkuarve e angazhuarve.

Dyshja që janë edhe bashkëshort e edhe bashkëpunëtor, ndër vite kanë ardh me projekte interesante. Ata, përbëjnë një nga duot e mirënjohura tashmë.

E, tani Adi sapo e ka lansuar një këngë solo, ku bashkëshortja e tij bukuroshe është kryefjala e projektit.

Kënga e Adnan Ruhanit me titull “Sytë e mi” është dedikim special për gruan e tij. Ai, në këtë këngë që është rrëfim personal, tregon se si është ndjerë kur e ka parë për herë të parë Fatimen.

Teksti i kengës është shkruar nga Valmir Delija, ndërkaq orkestrimi është bërë nga Armend Mustafa.

Next Post

"SSBV", hit i jashtëzakonshëm i Lindit (Video)

Lindi, dikur një nga këngtarët më premtues dhe produktiv në skenën muzikore, për një kohë të konsiderueshme u largua nga muzika. Askush nuk dinte asgjë për djaloshin e hitit “Pa Facebook”, që ishte një bashkëpunim mes tij dhe këngëtarit Nexhat Osmani. Këngëtari ka treguar se ka munguar në muzikë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: