Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

“Më iku mosha”, ylli shqiptar braktis muzikën: S’rikthehem më!

1 min read

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, ka qenë një ndër yjet e skenës dhe shumë e dashur nga publiku për vite me radhë.

Ajo e nisi karrierën si këngëtare në moshë shumë të re, ndërsa paralelisht ka ndjekur studimet edhe në Arkitekturë, degë në të cilën tani është edhe e diplomuar.

Ndërkohë, prej disa vitesh Zaimina ka ndërtuar karrierën e saj si sipërmarrëse e suksesshme, dhe aktualisht drejton tri biznese në Tiranë.

Por, në emisionin “Rudina” në TV Klan, Zaimina ka deklaruar se do të braktisë përfundimisht muzikën që për gjatë gjithë jetës ka qenë pasioni i saj.

“Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë”, u shpreh këngëtarja.