Mera Dakaj vjen me hit

Blerand Rexhepi

Skenës muzikore shqiptare i është shtuar edhe një emër, edhe një zë që tingëllon bukur, fuqishëm, që e vlen të dëgjohet.

Tashmë, vendin e saj të merituar në tregun muzikor, e ka edhe Mera Dakaj. Është në fillim të karrieres, por që në projektin e parë Mera vjen si këngëtare e artiste e vërtet.

Mera nuk prezantohet me këngë ritmike a diçka komerciale, nuk e përdor formulën e atyre që tentojnë të bien në sy me të parën, e pavarësisht kësaj projekti arrin ti pëlqehet, siç po thonë, ti “dhez”.

Këngëtarja, që prej vitesh jeton në Suedi, ka vendosur që karrieres së saj t’ia prejë shiritin me një krijim gjithë art nga mjeshtri i hiteve, Florent Boshnjaku. Kënga e parë e Mera Dakaj mban titullin “A pendohesh”.

Me muzikë dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, tekst nga G lyrics dhe videoklip të punuar nga Bujar Berisha, “A pendohesh” ngjanë në një projekt mjaftë të arrirë.

Ndryshe, në videoklip është protagonist bashkëshorti i këngëtares, Labinot Dakaj.

Në link: Mera Dakaj – “A pendohesh”

Next Post

Ministri Xhemaili u takua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi

Hisen Xhemaili për ministër pa portofol i ngarkuar  për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore sot ka qëndruar në Tiran ku ka zhvilluar takime të shumta e një ndër to takimi me kryetarin e LSI-së, Monika Kryemadhin. Statusi ne rrjetin social ne facebook i ministrit Xhemaili: Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: