Mia Sterjovska përzgjidhet shoqëruesja e dytë e “Miss Europa 2022” në Bejrut

Kohanews Admin

Bukuroshja nga Shkupi, Mia Sterjovska ishte njëra nga 30 kunkurentet nga e gjithe Europa në spektaklin e bukurisë “Miss Europa 2022” që u mbajt në Liban respektivisht në hotel “Hilton” Bejrut.

17 vjeçarja Mia, në këtë spektakël është përzgjedhur si shoqëruesja e dytë e miss-it.

Kjo arritje dhe fitorja e titullit është më e larta e një vajze nga Maqedonia e Veriut në sferën e modelimit dhe spektakleve botërore.

Mia përndryshe është pjesë e studios së modelimit “Crnokrak”.

“Jam shumë e lumtur që përfaqësova Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundëshme”, është shprehur kështu Mia pas spektaklit.

Next Post

MPJ e Ukrainës: Vritet një djalë 14-vjeçar, halla e tij mori me makinë trupin e pajetë të nipit të saj

Arsen 14-vjeçar ka mbetur i vrarë nga predha ruse. Për shkak të granatimeve, ambulanca nuk ka mundur ta arrijë, ndaj tezja e tij, e cila ishte mjeke pediatre, ka shkuar e vetme pas trupit të tij. Gjatë rrugës për në Kiev, makina e saj u sulmua dhe ajo vdiq. Të afërmit nuk mundën […]

Subscribe US Now