Mirdita Thaçi “mbretëresha” e tortave prezanton receten ekskluzive për Vit të Ri

Blerand Rexhepi

Tortat e saj janë unike, të jashtëzakonshme në përmbajtje, shije dhe paraqitje. Mirdita Thaçi është hit në “Instagram”, ku ndiqet nga shumë njerëz, adhurues të ëmbëlsirave, por edhe të vetë asaj. “mrifrommybaguette” është firma e saj që shqiptarët anë e kënd botës tashmë e njohin shumë mirë.
Nga “mirifrommybaguette”, në numrin festiv të “Kosovares”, vjen për herë të parë receta e tortes së Vitit të Ri. Torta e Vitit të Ri.
Përbërësit për pandispanjen:
-120 g miell
-120 g sheqer
-4 vezë
Përbërsit per fillin:
-360 ml shllag (hopla)
-300 g Philadelphia
-145 g pudersheqer
-1 pako vanilasheqer ( 13g )
Përgatitja e pandispanjës:
Perzihen vezët me sheqerin për 5 minuta me mikser. Ngadalë ja hedhim nga nje lugë miell dhe i përziejmë avash me dorë. Deri sa përzihet e gjithë masa me miell, e shtrijmë në një formë katrore (tepsi) mbi letër gatimi, në mënyrë që të mos ngjitet. E fusim në furrë për 5 minuta në 180 grad. Pasi ta nxjerrim nga firra e të ftohet mirë, e fusim në frigorifer për ngrirje dhe aty e lëmë tërë naten. Mund ta punojmë edhe menjëherë pas ftohjes, por kur është e ngrirë, numrat dalin më bukur dhe më pastër.
Tutje, i prejmë numrat me karton dhe ndërkohë nxirret pandispanja prej frigoriferit. E presim padispanjën sipas formës. Përgaditja e fillit: Të gjithë përbërsit i fusim në mikser dhe i përziejmë ngadal për një minut. Mikserin e lëshojmë në maksimum dhe përbërësit I përziejmë për një minutë, derisa masa të bëhet tamam shlallag. Sipas dëshirës, pak para se masa të bëhet shllag, mund ti hidhni edhe ngjyrë për gatim.
Numrat që kemi i kemi prerë me pandispanjë i lyejmë me marmeladë të pjeshkës që të ngjiten pikat që i bëjmë me shllag. Mundeni vetëm pikat anash ti bëjmë me shllag, e në mes të vëmë pudingë vanilla ose qokollade, gjithmonë sipas shijes dhe preferences suaj. Tortën e dekorojmë sipas dëshirës sonë, me fruta apo qokolladë. Torta, prehet më lëhtë kur është e ftohtë. Ju bëftë mirë! Gëzuar festat nga “mirifrommybaguette”.
Next Post

Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti i priti në takim studentët e gjeneratës së parë dhe të dytë të UT-së

Rektori  Prof. Dr. Vullnet Ameti i priti në takim studentët e gjeneratës së parë dhe të dytë të UT-së Studentët e gjeneratës së parë dhe të dytë (1994/1995,1995/1996) të Universitetit të Tetovës, më 28 dhjetor 2019, e realizuan takimin e parë mes tyre. Aktivitetin e tyre ish – studentët e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: