Në karantinën e KMC-së… Izolimi nuk më shkëputi nga projektet muzikore!

Blerand Rexhepi

Ne nje kohe kur e gjithe bota eshte paralizuar nga veprimtarite e ndryshme te secilit prej nesh, duket se muzika eshte nder me te prekurat nga situata e Covid-19.

Kengetaret perpiqen te mbajne gjalle sensin e produksioneve dhe sjellin here pas here edhe cover-a te kengeve te ndryshme. Nje prej tyre eshte edhe KMC, i cili ka disa projekte te lena pezull por disa te tjera qe po i punon edhe ne karantine…!

-KMC e gjithe Shqiperia eshte ne karantine dhe ti je izoluar. Prej sa ditesh?

Izolimi im filloi qe ne daten 9 mars, pra 37 dite qe nuk kam dale. Mundohem te respektoj rregullat qe jane vendosur edhe shpresoj ta kalojme sa me shpejt kete situate.

-Si eshte dita jote ne keto dite izolimi? Me cfare merresh?

-Ne fakt keto dite izolimi ne shtepi po merrem me projekte muzikore duke punuar edhe COVER, po punoj per projektin e rradhes qe do publikoj sapo te kalojme kete situate.

-Çfare pasioni ke zbuluar keto kohe aendrimi ne shtepi?

-S’mund te them pasion por kam zbuluar qe nuk qenkam keq edhe per aktrim (qesh), duke provuar veten tek aplilacioni TIK TOK (qesh)

-A ka edhe ndonje ane pozitive e gjithe kjo situate?

-E vetmja ane pozitive eshte sepse po kalojme me shume kohe me familjen.

5. Besoj qe te jane anulluar ftesa mbremjesh e koncerte kete periudhe apo jo?

Po sepse para se kjo situate te krijohej isha ne bisedime per ne Greqi edhe Italy por qe nuk u realizuan per shkak te coronavirus.

-Ke publikuar edhe nje cover me kengetarin Silver Metka, ne kushte karantine, si ju shkoi nder mend per kete kenge te Alban Skenderajt Capital T?

-Ne fakt ishte idea e mikut tim Silver qe e realizuam kete Cover. Mundohemi te jemi aktive ne muzike edhe pse ne kushte shtepie.

-Pasi te dalesh nga izolimi ke plan per ndonje kenge te re ose projekt te ri te cilin je duke e punuar?

Projektin e rradhes e kam gati per vazhdimin e albumit tim te mbetur pergjysem. Vetem pres te kaloje shpejt izolimi. Kengen e kam ne bashkepunim me nje shokun tim qe rri ne Angli TONNY.

-Kendon ne shtepi keto dite izolimi?

-Po kendoj, merrem edhe me cover ose realizoj edhe projekte te reja duke shkruar dhe tekste.

-Cila eshte gjeja e pare qe do besh sapo te dalesh dhe gjeja qe te mungon me shume?

-Gjeja e pare qe do beja sigurisht qe eshte projekti rradhes ne muzike dhe te sjell sa me shpejt kenge te reja per publikun.

-Nje mesazh per shqipetaret..!

-Te qendrojne ne shtepi edhe te respektojne rregullat. Vetem keshtu mund t’a mposhtim armikun e padukshem!

Next Post

Kujt ia dedikon projektin e fundit 'Dashnia' këngëtari Dod Kalaj?

Me tekst dhe muzikë nga Valon Biba, kitarë Astrit Stafai, video e realizuar nga Sëiss Production dhe produksion nga Duo Bass Records, këngëtari i njohur i muzikës live Dod Kalaj vjen me super projektin e tij të fundit të titulluar ‘Dashnia’, një këngë e mrekullueshme e finalizuar edhe me video […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: