Nga koncerti në koncert, ky është viti i Gerona Hyskës

Kohanews Admin
0 0
Read Time:1 Minute, 15 Second

Ajo këndon në ambjentet më të njohura për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që me origjinë është shqiptare dhe këtë e tregon me shumë krenari. Gerona Hyska, me zërin dhe pamjen simpatike ka bërë për vete shumë njerëz. Gerona është gjithmonë në lëvizje, nga njëri koncert në tjetrin, nga njëri gëzim në tjrtrin nga njëri shtet amerikan në tjetrin!

Ky vit për të ka qenë viti i suksesit dhe jo më kot ka qenë edhe më shumë prezente në gazetën tonë. Rruga e saj nuk ka qenë gjithmonë një vijë e drejtë, është hasur me shumë pengesa për të arritur këtu ku është sot pot kjo nuk e ka ndalur Geronën që të hiqte dorë nga ëndrra dhe pasioni i saj për muzikën. Ajo i ka treguar të gjithë atyre që nuk besonin tek ajo, që ia doli dhe se me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka.

“Beso tek vetja jote, është shumë e rëndësishme që të besosh tek vetja edhe në momentet kur të tjerët nuk besojnë tek ty, thjesht puno fort dhe tregoju atyre që kanë gabuar. Gjithkush do të haset me probleme dhe vështirësi në jetë por mos ndalo kurrë së ëndërruari” tha Gerona në një bisedë miqësore por edhe profesionale me gazetarët tanë.

Ndërkohë që festat e nëntorit janë një nga eventet më të bukura që organizohen në USA nga komuniteti ynë atje, posterat e eventeve të Geronës janë afishuar njëri pas tjetrit dhe sigurisht kjo është një arritje qe meriton duartrokitje! Suksese Gerona!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Normalizohet trafiku në rrugën Dibër-Mavrovë

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se tashmë është normalizuar komunikacioni në rrugën Dibër-Mavrovë. Nga LAMM njoftojnë se ndalesa ishte në vendin e ashtuquajtur udhëkryqi i Vrbjanit.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: