Nik vjen me këngën e re, e titullon Me shok

Kohanews Admin

Niku që shpreh dhe tregon që ka akoma shokë në jetë. Një artist ku prej 1 viti në tregun e muzikës shqiptare po tregon,nga dita në ditë, po shpreh vlerat e një artisti të vërtetë. Shumë këngë të pëlqyera, shumë klikime të marra. Një djalosh me shumë talent, me shumë besim dhe arritje. Një emër që shumë shpejtë po rritet dhe po merr famë. Muzikat e tij nuk janë vetëm muzikë, por tekste të shprehura, për vlera, për shoqëri, familje, besim dhe karakter. Në treg ai nuk vjen për konkurencë, por për të shprehur talentin që e ka në gjak dhe shpirtë. Djal shume i lidhur me atdheun. Mbajeni mend këtë emër pasi,karriera e tij nuk do jetë vetëm një emër por një komb një gjuhë një gjak.

Me një talent ndryshe dhe me një stil të veçantë sjell projektin e tij të fundit. Niku është me origjinë nga Suhareka por jeton në Gjermani. Ai njihet në art,në hip-hop me emrin Nik. Në të vërtetë quhet Fisnik Kryeziu. Në botën e muzikes ka vite që është pjesë e saj. Projektet e tij jane të ndryshem. Ku mes tyre mund të përmendim dhe dedikimin që i ka bërë Florian Markut. Projektet e tij janë nga më të ndryshme dhe ky është vetëm fillimi. Pasi neve si publik na duhet të presim dhe ti shijojmë.

Nik nuk është rastësisht në muzikë pasi rrjedh nga grupi i formuar para 12 viteve më herët “La Familia” ku kujtojmë të famshmit pjesëtarët e grupit si: Nolian Danqeli (Nolian), Labeat Kryeziu (La´beat), Lumbardh Bajraktari (LB-Gringo) dhe disa të tjerë por që shumica e tyre tani merren me biznese apo sport.

Grupi apo labeli “La Familia” që kur është krijuar e deri më sot kanë miqësi e raporte të mira me Double G, OTR, Pint & 2 EuroGang. Djaloshi i muzikës bashkëpunon me pjesëtarët e këtij labeli por në të ardhme mund të ketë edhe ndonjë bashkëpunon me ndonjë artist të tjerë nga pjesëtarët e ndonjë grupi që janë miq. NIK thotë se i vlerëson shumë reperët e mirë që ka shumë, por ai vetë insporohet dhe dëgjon muzikë të huaj si dhe frymëzohet nga realiti i jetës së tij shokëve dhe grupit.

Next Post

Komandant Malisheva pëson sulm kardiak në burg

Muhamet Krasniqi, ka pësuar ditën e sotme një atak kardiak në burg, por fatmirësisht tani është mirë me shëndet. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, i njohur ndryshe edhe si komandant Malisheva e ka bërë, Dardan Krasniqi në rrjete sociale. Ai është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë […]

Subscribe US Now