Një hit nga Yrfeti, titullohet ‘Zemra e loqkanit’

Blerand Rexhepi

Quhet Yrfeti Ramadani dhe është 27 vjeçar i lindur në Gjermani, ndërkaq me origjinë është nga qyteti i Ferizajit.

Yrfeti, që kur ishte fëmijë nisi të interesohej e të magjeosej nga muzika, nga këndimi e sinti, që atij i pëlqenin pa masë. Talentin ia zbuloj xhaxhai, që bashkë me babain e tij janë marrë gjjthë jetën me muzikë.

Pra, Yrfet Ramadani nuk është rastësisht në këtë botë. Këngëtari, që moti e ka kënduar me zemër këngën e famshme me titull “Erdh pranvera”, që edhe sot mbetet e preferuara e tij.

Këngëtari hapat e parë në këtë fushë i hodhi në moshën 12 vjeçare, e vite më vinq sjellinedhe një Mashup me disa balada të njojura, që u mirëpriten nga publiku, të punuara nga Samir Hajra.

Yrfet Ramadani sapo e ka lansuar projektin e ri me titull “Zemra e Loqkanit”, këngë kjo që me të paren u bë e pëlqyer.

Për projektin ”Zemra Loqkanit”, këngëtari ka bashkëpunuar me mikun e tij nga Maqedonia, Jeton Rahmani, i cili e kishte idenë, shkruanti tekstin, bëri muzikën dhe i dha një energji tejet të mirë këngës.

Ramadani tregon se është tejet i kënaqur me ecurinë e këtij projekti muzikor, ndërkohë që rrugës janë edhe disa projekte të reja muzikore.

Ndryshe, këngëtari me zërin e bukur, është baba dhe në jetën private shpesh merret me futboll e është adhurues i klubit futbollistik “Fc Bayern München”.

Ndiqni “Zemra Loqkanit”.

Next Post

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Mbreti Glauk (ose Glaukia) i fisit të madh të taulantëve, një prej gjashtë fiseve të para ilire, mbretëroi në vitet 335 – c. 302 para Krishtit. Ilirët nuk janë qeverisur kurrë si popujt e tjerë rrethues, me burokratë, struktura të korruptueshme shteti të mirëfilltë, etj., por prej kryepleqsh, të parësh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: