Këngëtari 20-vjeçar nga Hasi, Shkumbin Brati ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pak pas mesnate në aksion Fushë Krujë – Milot.
Të afërmit e viktimës kanë konfirmuar lajmin tragjik duke u shprehur se ai humbi jetën në lule të rinisë.
Nga aksidenti tragjik humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.
Jeta e Almeina Karajt, 16-vjeçe, dhe Shkumbin Bratit, 20 vjeç, u pre në mes nga një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë Milot.
Dy të rinjtë kishin marrë vendimin për të kaluar jetën së bashku duke i premtuar dashuri të përjetshme njëri -tjetrit, pasi një ditë më parë ishin fejuar.
Ndërkohë një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë u shpreh për “ABC” se aksidenti ka qenë aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.
“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe isha në aksident. Roje isha. Cfarë të shikoje njëri nuk i kishte këmbët. Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë.” ka thënë dëshmitari.
You must be logged in to post a comment.