“Pa arsye” balada e re e Duçi Azirit që iu prek ne zemër

Blerand Rexhepi

Duçi Aziri prej vitesh është emër i njohur i botës së muzikës, pasi ka prezantuar para publikut disa këngë të bukura të shoqëruara edhe me videoklipe.

Duçi, këngëtari i mirënjohur nga Gostivari, zëri i të cilit prej vitesh jehon në të gjitha trojet shqiptare, dikur u bë i njohur me këngën me titull “Se sa dua”, që ishte hit i kohës.

Duçi Aziri u bë një nga këngëtarët më të kërkuar në dasma e ahengje, kjo falë zërit dhe aftësisë për të krijuar atmosferë të mrekullueshme.

Këngëtari sapo është kthyer me një projekt të ri që është balada e bukur me titull “Pa arsye”, me muzikë dhe realizim në studio nga Adis Ismaili, tekst nga Ekup Shabani dhe realizim të videoklipt: Produksioni Jehona, Tetovë dhe Top Estrada.

Ndiqni premierë “Pa arsye” nga Duçi Aziri.

Next Post

Solidariteti i Aleatëve në vepër – pranohet donacioni i NATO-s prej 60 respiratorë me vlerë 1.4 milion euro

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit mbërriti donacioni i 60 respiratorëve për transport  nga Fondi i NATO-s për Reagim ndaj Pandemisë të, vlera totale e të cilave është 1.4 milion euro. Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrat e Punëve të Jashtme dhe Shëndetësisë Bujar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: