Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Rita Ora kujton fillesat si shitëse atletesh: Nuk pendohem për asgjë

1 min read

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka arritur këto vitet e fundit të konsolidojë karrierën e saj muzikore.

Por fillesat nuk kanë qenë të lehta për Ritën, e cila punën e saj të parë e ka nisur në moshën 16-vjeç si shitëse në një dyqan atletesh. Gjatë një interviste të dhënë në Twitter me ndjekësit e saj në rrjete sociale këngëtarja u pyet se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj në moshën 16-vjeçare kur ishte shitëse në një dyqan atletesh.

“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”, – është shprehur Rita./Opinion.al/