Rita Ora pret flokët bisht-pëllumb (FOTO)

vull

Rita Ora nuk ka frikë të eksperimentojnë, qoftë edhe me disa nga trendet më të çuditshme të flokëve. Për habinë e askujt, rezultati është fantastik. Fillimisht na lejoni t’ju risjellim në vëmendje një ndër trendet e flokëve të viteve 1970 dhe ’80: modelin e njohur si bisht-pëllumb që konsiston në prerjen e flokëve shkurt në pjesën e sipërme të kokës, ndërsa në fund lihen të gjata.

 

Një model i tillë u përqafua si nga burrat ashtu edhe nga gratë, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Asokohe, një prerje të tillë e shihje kudo, madje vazhdoi edhe në fillim të viteve ’90.

 

Kthehemi te Rita. Këngëtarja është imazh i koleksionit Vjeshtë-Dimër 2019 të markës gjermane Escada dhe për setin fotografik të fundit, Rita vendosi të priste flokët frymëzuar nga trendi i njohur i ’80-s.Mesa duket, një model i tillë po pëlqehet sërish së fundmi dhe me pak fat te parukieri/ja, mund të dukeni mirë.

Next Post

Presidenti Meta takon kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Duke i uruar suksese gjatë mandatit në krye të Komunës së Tuzit, Presidenti Meta theksoi se fitorja e Gjeloshaj është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: