Rrëfehet prostituta serbe: Shqiptarët hedhin lek pa fund

vull

Zeljka Rolovic, prostituta numër një në Ballkan u arrestua për të disatën herë nga policia tregoi se në jahtet e saj bëhej vetëm prostitucion elitar. Për sa u përket individëve që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e saj, Rolovic tha se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm kroatë, politikanë të rëndësishëm sllavë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të njohur. Në polici ajo ka dhënë edhe numrat e telefonit si dhe e-maile e këtyre zyrtarëve.

“Po. Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizojë “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan.

Nuk dihet cilët janë politikanët shqiptarë që e kanë “vizituar” Zeljka Rolovic në Malin e Zi. Me shumë gjasë ata nuk do të mësohen asnjëherë. Një ditë më parë mediat kanë publikuar një rrëfim të prostitutës tashmë 39-vjeçe. Ajo ka treguar se në rrugën e prostitucionit elitar hyri në kohën e universitetit.

“Unë erdha në universitet në Beograd, por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu”, – thotë vajza, e cila njihet me emrin Madam Seljka. Për herë të parë ajo zbuloi se babai kishte vrarë nënën e saj, vjehrrën dhe veten.

Next Post

Grubi pret në takim Spasovskin dhe Bushin: Shpërndarja e administratorëve hap për t'u përshëndetur

Shpërndarja e nëpunësve administrativ të punësuar sipas programit K5 me qëllim përmirësimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat nëpër institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte vetëm një nga temat që sot zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashlësive, Artan Grubi ka diskutuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: