“Studio Lenda” në Malishevë me shërbime bukurie të nivelit të lartë

Blerand Rexhepi

Të dukeni bukur, në hap me kohën, flokët tuaj të kenë ngjyren dhe prerjen që iu shkon më së shumti, të keni grim perfekt dhe të shkëlqeni.

Po, është e mundur dhe këtë e realizon më së miri “Studio Lenda” në Malishevë, shkruan “Kosovarja”.

Ky sallon bukurie, ndonëse është hapur së fundi, është shndërruar menjëherë në pikën më të frekuentuar nga femrat që duan të duken bukur dhe të shkëlqejnë me pamjen e jashtme.

Pronarja e “Studio Lenda” në Malishevë, Shkurte Mazreku, shprehet e kënaqur me gjjthçka dhe tregon që e jep maksimumin tek çdo kliente. “Kërkesat e klienteve janë nga më të ndryshmet dhe ne mundohemi ti realizojmë e përmbushim me përpikmëri”, thotë Shkurta nga “Studio Lenda”.

Kuptojmë se në këtë sallon bukurie, ka shumë kërkesa edhe për vetulla tatu, madje për këtë shërbim shumë kliente udhëtojnë nga qytetet tjera drejtë Malisheves, ku po ashtu kryhet edhe fenerimi brazilian që është tejet i kërkuar.

Shkurte Mazreku, tregon se flokët, grimi, tatuazhimi i vetullave, drejtimi brazilian dhe një listë e tërë shërbimesh kryhen me profesionalizëm në studion e saj të bukurisë që gjëndet në Malishevë, përballë shtatores Adem Jashari.

Bëjmë edhe manikyr dhe pedikyr për thonjë.

Next Post

Kryetari i BDI-së Ahmeti inkurajon DIASPORËN që të regjistrohet (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një video shpjegimi të detajuar të vendosur në profilin e tij zyrtar në facebook u është drejtuar mërgimtarëve dhe ka porositur ata që t’i përgjigjen ftesës për REGJISTRIMIN 2021. Ahmeti ka rikujtuar diasporën tonë se gjithmonë Bashkë jemi më shumë. Ky […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: