Vjen surpriza/”Asaj”, kënga që David i kushtoi motrës (Video)

Kohanews Admin

”Asaj” kështu titullohet hiti më i ri nga David Dreshaj.

Ky projekt është dedikim për motrën e tij, ku këngëtari David Dreshaj e ka suprizuar gjatë ditës më të rëndësishme të jetës së saj, martesës që ka ndodhur në Tuz të Malësisë së Madhe të Malit të Zi.

Xhirimet e klipit janë realizuar në momemtin kur David Dreshaj ka kënduar në dasëm të saj këtë këngë.

Si një artist i kompletuar, David Dreshaj këngëtari nga Mali i Zi din vetëm të befasojë e normalisht të gjithë e prisnin këtë projekt të vijë dhe ta shohin,

I aranzhuar dhe producent nga Cricket, me muzikë nga Muma kurse tekst nga Muma dhe ylli i muzikës David Dreshaj videoklipi është punuar nga Imagine Films.

Si producent ekzekutiv i këtij projekti është pikërisht David Dreshaj, djaloshi që po trondit skenën shqiptare duke eksperimentuar dhe duke sjellë projekte majft të bukura në ekran.

Ky projekt është befasi nga David Dreshaj i cili nuk ndalet, pasiqë viteve të fundit ka sjellë shumë projekte të cilat kanë qenë atraktivitet për mbarë skenën shqiptare.

Kjo këngë vjen pikërisht në një moment shumë delikat në shoqërinë kosovare pas rastit të ndodhur Kosovë ku ishte dhunuar deri në vrasje një vajzë Marigona Osmani, e që është një mesazh se si duhet trajtuar një femër, një motër, një grua, një bashkëshorte.

Për të shijuar më shumë, mjafton të klikoni në vazhdim:

Next Post

Zëvendësministri Rexhepi: Ndërtimin e infrastrukturës rrugore cilësore e kemi prioritet

Saraj, 25 gusht – Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti sot inspektuan rindërtimin e rrugës Bukoviç-Raoviç e cila është një nga 94 projektet e programit TAV për mbështetjen e komunave. Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Rexhepi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: