Home / Kronika e Zezë / Shpërthim i fortë në një fermë në Bogovinë, policia heton rastin

Shpërthim i fortë në një fermë në Bogovinë, policia heton rastin

Mbrëmë rreth orës 22.00, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është denoncuar, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, në një fermë në fshatin Bogovinë të Tetovës, pronë e 45-vjeçarit A.A. nga i njëjti fshat.

Loading...

Dy shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë qëndruar në zyrën e punës në afërsi të fermës, në ora 22.00, kanë dëgjuar një shpërthim të fortë, i cili ka shkaktuar dëmtim të objektit.

Nuk ka persona të lënduar.

Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe marrë për ekspertizë më shumë shenja, kurse shtetasit e Shqipërisë G.F. 28-vjeç dhe P.S. 47-vjeç, janë thirrur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...