Shqipëria ka nevojë për MBRET e jo për një president politik radhe “ të zgjedhur”!
Për 30-vjet pluralizëm në Shqipëri u pa dhe u vërtetua se sistemi qeverisës Republikë Parlamentare ishte i dështuar para atij Monarki Demokratike Parlamentare e Trashigueshme e vitit 1928-1939.
Ky sistem në çdo pesë vjet solli një president, kryetar shteti, politik e të njëanshëm më tepër i emëruar sesa i zgjedhur, ashtu si edhe sot po bëhet.
Shpeshherë zgjedhja e presidentit ishte pjesë e marrëveshjeve politike PD-PS në interes të tyre ku vetëm u dëmtuan standartet demokratike në dëm të interesave qytetar.
Me qëllim, në vazhdimësi, roli dhe kompetencat e presidentit erdhën duke u zbehur deri aty sa e bënë kryetarin e shtetit të pafuqishëm në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe të pamundur në nderhyrjen e Tij në situata të caktuar ku roli i Tij do të sillte vendosjen e ekuilibrave përgjatë krizave të ndryshme, pse jo shkaktuara këto edhe artificialisht për përfitime politike.
Përgjatë periudhës pluraliste presidenti politik i shtetit, si i varur politikisht, nuk arriti të dali asnjëherë mbi palët dhe nuk pati vullnetin e mosmiratimit të ligjeve të atilla që binin ndesh me parimet e të drejtave të njeriut e me parime të tjera kushtetuese.
Prandaj, sot, në shërbim të interesit kombëtar, për shumë arsye të brendëshme që dihen, për vetë pozitat rajonale ku gjendemi, për vetë nevojën e përfaqësimit nderkombëtar si një komb i fortë e i bashkuar, Shqipëria ka nevojë për MBRET ( Trashigimtarin e këtij Froni Prnc Leka II) ekuilibrues mbi çdo palë e jo për një president politik me marrëveshje rradhe.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱
* Autori është Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.