Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Shqipëria ishte importuese vitin e kaluar, tani eksportuese e energjisë elektrike

2 min read

Për të plotësuar nevojat e konsumatorëve, Shqipëria vitin e kaluar importoi energji elektrike me vlerë 503 milionë euro, me një çmim mesatar prej 305 euro.

– Kriza energjetike që preku kontinentin europian pati një ndikim të fortë në buxhetin e Shqipërisë. Por viti 2023 filloi ndryshe. Reshjet e dendura të shiut në 5 muajt e parë të këtij viti bënë që deri tani korporata shqiptare e energjisë elektrike, KESH, jo vetëm të importojë por edhe të eksportojë energji elektrike, raporton Top Channel.

Sipas të njëjtit burim, në fillim të vitit kur ka pasur një tejmbushje nëpër boshtet e hidrocentraleve, KESH ka tentuar të depozitojë energji, por procedura ka rezultuar e pasuksesshme, pasi nuk ka pasur të interesuar.

Megjithatë, gjatë muajit janar, KESH ka shitur 14.8 milionë euro energji elektrike me një çmim mesatar prej 90 euro.

– Nga janari deri më 20 maj, KESH ka arritur të shesë 31.92 milionë euro energji elektrike, pra 386 436 megavat me një çmim mesatar prej 82 euro. Shitja nuk është kryer ende në bursën shqiptare, e cila ka nisur punën më 11 prill, pasi sipas KESH-it nuk ka likuiditet të mjaftueshëm, raporton televizioni.

Ndërkohë, për të shmangur ndryshimet e çmimeve në sezonin e verës, KESH ka marrë disa masa.

Ajo po tenton të vërë në punë dy anijet e marra me qira në portin e Vlorës, për të cilat kërkon naftë brenda një afati kohor dyvjeçar dhe ka hapur një tender për blerje afatgjatë të energjisë elektrike.

Verified by MonsterInsights