Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Shtatë të arrestuar për fyerje racore të Vinicius

1 min read

Në dy operacione të veçanta, policia spanjolle ka arrestuar shtatë persona në lidhje me abuzimin racist të lojtarit të Real Madridit, Vinicius.

Së pari, katër persona u arrestuan në kuadër të hetimeve lidhur me varjen e një kukulle me imazhin e Vinicius në fillim të vitit.

Të arrestuarit u akuzuan për “krim të urrejtjes”, një kategori që mbulon edhe veprat raciste në Spanjë, raporton AFP.

Tre nga të arrestuarit janë anëtarë aktivë të një prej tifozëve ultras të klubit “mbretëror”.

E vërtetë: Një akt i egër, i neveritshëm, racist dhe ksenofobik

Një manekin me bluzën e Vinicius me fjalët “Madridi e urren Realin” u var jashtë kampit stërvitor të klubit një ditë pasi Real mundi rivalët e qytetit Atletico 3-1 në çerekfinalet e kupës.

Real Madrid e karakterizoi incidentin si një “akt të egër, të neveritshëm, racist dhe ksenofobik”, ndërsa Vinicius shprehu shpresën se përgjegjësit do të ndëshkoheshin.

Një nga lojtarët më të mirë të Realit ishte edhe në shënjestër të tifozëve fundjavën e kaluar, të cilët e ofenduan për baza racore. Në mbrojtje të tij dolën trajneri Carlo Ancelotti dhe lojtarët e Realit, por edhe FIFA-n, ndërsa vetë Vinicius publikoi në rrjetet sociale një “kolazh” ofendimesh që po vuan prej kohësh.

Verified by MonsterInsights