Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë qytetarët e tyre që të largohen “menjëherë” nga Rusia

1 min read

Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar amerikanët që të largohen menjëherë nga Rusia, duke përmendur ligjin e ri të vendit që kriminalizon përhapjen e “informacionit të rremë” për luftën në Ukrainë, raportojnë mediat amerikane.

Ambasada në Moskë paralajmëroi më tej qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në vende publike.

Autoritetet ruse kanë bllokuar aksesin në platformat e mediave sociale dhe lajmet e huaja janë kufizuar.