Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se tani prioritet është që të kemi rritje lineare vetëm për një numër të vogël njerëzish, staf teknik.
Për një rritje të mundshme lineare të pagave të të gjithë punonjësve në MPB do të merret vendim pas vlerësimit të financave, por edhe në marrëveshje me sindikatat e policisë së Maqedonisë.
Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev Todev, nga ana tjetër, thotë për TV24 se në këshillin ekonomiko-social ua ka përcjellë ministrave dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski se gjendja në MPB është e keqe, por gjithashtu se ministria po përballet aktualisht me procese gjyqësore për shkak se nuk ka barazim të pagave.
“Punonjësit në MPB, policia, më saktë, janë një sektor për të cilin nuk do të ketë rritje as me këtë rritje të pagës minimale. Kryeministrit dhe ministrave ia kam përcjellë këtë: 500 padi janë bërë për shlyerjen e pagave, për rritjen e pagës në polici dhe presim që paditë e para t’i kemi në qershor-korrik”, tha Goce Dellçev. Todev nga sindikata e policisë së pavarur.
Sipas Dellçev-Todev, MPB-ja aktualisht është e kërcënuar me një situatë si më parë, kur dy vjet më parë u derdhën 18 milionë euro në bazë të padive nga 15 vitet e kaluara, tani është e mundur që e njëjta gjë të ndodhë për shkak të të ardhurat e ulëta të policisë.