Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sinjale për mbylljen e Iuftës? Zbulohet ngjarja e madhe që pritet të ndodhë nesër

1 min read

Rusia dhe Ukraina do të ulen sërish nesër në bisedime, për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që të parandalohet lufta ruse mbi ukrainasit, e cila ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

Mediet ruse raportojnë se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes dy vendeve.

Kujtojmë se një ditë më parë u zhvilluan mbi 6 orë bisedime mes Kievit dhe Moskës në Gomel të Bjellorusisë, por që u mbyllën pa një zgjidhje.

Ukraina ka thënë se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, derisa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij.

Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë pas takimet të djeshëm se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.

“Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur”.

Negociatorët rusë kanë përmendur arritjen e një marrëveshjeje që është në interesin e të dyja palëve.

Vladimir Medinsky, udhëheqës i delegacionit rus, ka thënë se takimi i ri do të zhvillohet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.