Skandal në Bosilegrad: Policia po bastis futbollistët e Tërnocit në zhveshtore, ka edhe të rrahur

Një dramë e vërtetë po ndodh për momentin në qytetin e Bosilegradit, pasi ka përfunduar ndeshja futbollistike midis vendësve të KF Mlladost dhe KF Tërnoci, merr vesh FOLonline
Nga klubi mysafirë kuptohet se me të përfunduar ndeshja policia ka hyrë në terren dhe ka goditur një futbollist të KF Tërnoci e më pas është futur edhe në zhveshtore.
Në këto çaste, mësohet se policët po bastisin veç e veç çantat dhe gjësendet personale të futbollistëve tërnocas.
Ky është një rast i rrallë në futboll ku policia futet në zhveshtore.