SNS: Mbështetje për Vuçiqin në mbrojtje të interesave kombëtare dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës

1 min read

Komiteti i qytetit të SNS nga Novi Sadi deklaroi se në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së re të Serbisë, i jep mbështetjen e plotë Vuçiqit në ndjekjen e një politike e cila, siç thonë ata, do të sigurojë paqen përfundimtare në zonat e Kosovës dhe Metohija, duke mbrojtur në të njëjtën kohë popullin serb dhe vendet e shenjta nga masakrat e mëtejshme

Disa komitete të qytetit dhe komunal të SNS-së kanë njoftuar sot se i japin mbështetje të plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në, siç thanë ata, luftën për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore, integritetin territorial dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës, raporton Radio Televizioni Vojvodina ( RTV). Kjo vjen pas lajmit të mbrëmshëm se Vuçiq u tha partitarëve të tij se do të largohet nga posti i presidentit pasi më herët në një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e partisë pati mosmarrëveshje dhe thirrje për të refuzuar negociatat me SHBA-në dhe BE-në. .