Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Sot komuna e Tetovës përfitoi mjete në vlerë prej 42.6 milion denarë, për ndërtimin e bulevardit Blagoja Toska

1 min read
Mjetet janë siguruar me vendim të qeverisë së RMV, përmes ridestinimit të buxhetit të paraparë për ndërtim të aeroportit të Shtipit nga operatori TAV.
Vlen të rikujtojmë se komuna e Tetovës pasi bëri regjistrimin e pronave përgjatë trasës së bulevardit, gjithashtu ka kryer edhe shpronësimin e tyre.
Me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punëve ndërtimore shumë shpejt do të fillojë prishja e objekteve dhe ndërtimi i bulevardit Blagoja Toska.
Me këtë realizojmë një nga premtimet dhe projektet më të rëndësishme për Tetovën dhe qytetarët e saj!

Verified by MonsterInsights