Mjetet janë siguruar me vendim të qeverisë së RMV, përmes ridestinimit të buxhetit të paraparë për ndërtim të aeroportit të Shtipit nga operatori TAV.

Vlen të rikujtojmë se komuna e Tetovës pasi bëri regjistrimin e pronave përgjatë trasës së bulevardit, gjithashtu ka kryer edhe shpronësimin e tyre.
Me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punëve ndërtimore shumë shpejt do të fillojë prishja e objekteve dhe ndërtimi i bulevardit Blagoja Toska.
Me këtë realizojmë një nga premtimet dhe projektet më të rëndësishme për Tetovën dhe qytetarët e saj!