SPAK në sfidë – Dumani kërkon reformë për mandatet dhe mbron performancën

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), kërkoi që të bëhen ndryshime kushtetuese që do t’u mundësonin anëtarëve të SPAK të kenë të drejtë për një mandat të dytë pas përfundimit të atij 9-vjeçar.

“Nuk kemi propozuar riemërim automatik. Propozimi është që të bëhen ndryshime kushtetuese për t’u dhënë prokurorëve të SPAK mundësinë të kandidojnë sërish. Në këtë mënyrë bëhet e mundur rifreskimi i përbërjes, pasi disa prokurorë mund të mos dëshirojnë të vijojnë pas mandatit të parë. Me këtë sistem, KLP do të ketë mundësi të vlerësojë performancën dhe të refuzojë rikandidimin kur nuk është i merituar”, u shpreh Dumani.

Ai theksoi se në vend të një atashimi të automatizuar në prokurorinë e Apelit pas përfundimit të mandatit, modeli më i përshtatshëm do të ishte rikandidimi me bazë performance.

Në listën e problemeve që përballon SPAK, Dumani veçoi presionin e jashtëm ndaj institucionit dhe mungesën e referimeve nga institucionet publike si sfidat më të mëdha për funksionimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights